Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi për sot, e enjte, 7 qershor 2018

Horoskopi 07/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi – Ky është momenti më i mirë për të nisur të eksperimentoni më shumë, sidomos në sferën profesionale. Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme për takime të reja dhe intervista pune. Tregohuni spontanë dhe të sigurtë në veten tuaj.

Demi – Mundohuni të mos përfshiheni në projekte që i njihni shumë pak, për shkak se mund të gjendeni në vështirësi të mëdha. Më mirë përqendrohuni në realizimin e gjithë atyre aktiviteteve, të cilat prej kohësh i keni lënë pas dore.

Binjakët – Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme për sferën profesionale, marrëveshjet dhe transaksionet. Do përparoni në sajë të një propozimi shumë interesant, i cili gjithsesi do të sjellë një sërë sakrificash.

Gaforrja – Në dashuri do të përballeni me momente të vogla tensioni, të cilat duhet ti trajtoni me kujdesin maksimal. Në të vërtetë, nuk do të ndiheni aspak të përkëdhelur nga partneri/ja dhe kjo gjë do ju nervozojë.

Luani – Nisni të punoni intensivisht lidhur me realizimin e një projekti të ri, pasi në këtë fazë, do të keni mundësi të parandaloni të papritura të mundshme. Mundohuni të silleni me sa më shumë diplomaci me kolegët tuaj. Favorizohen takimet.

Virgjëresha – Do të jeni tejet të tërhequr nga një person me karakter shumë të fortë dhe këmbëngulës. Jeni gjithmonë në kërkim të një personi që t’iu tërheqë, por mos u përfshini në një aventurë, nëse nuk ndiheni gati që të përfshiheni edhe emocionalisht.

Peshorja – Duhet të mundoheni të jeni sa më të përqendruar në vendin e punës, pasi në këtë moment, duhet të tregoni se dini të mbani nën kontroll të gjitha situatat dhe bashkëpunëtorët tuaj. Mbrëmja parashikohet të jetë romantike dhe melankolike.

Akrepi – Do të jeni të inatosur dhe të acaruar dhe kjo për shkak të sjelljes së një personi, i cili po iu zhgënjen. Gjithsesi mundohuni që të mos tregoheni shumë agresiv si dhe fokusohuni në ato çështje që kanë vërtetë rëndësi për ju, si puna dhe familja.

Shigjetari – Kjo e enjte do ju lejojë që të sheshoni çdo debat që mund të keni pasur dhe të riktheheni në harmoni. Megjithatë bëni kujdes me krenarinë e tepruar, pasi do ju pengojë që të veproni me diplomaci.

Bricjapi – Do të ndjeni se ka disa zgjedhje të rëndësishme që duhen marrë, për ti dhënë një shtysë të rëndësishme karrierës tuaj. Kjo gjë do ju bëj të ndiheni nën presion, por mundohuni që të ruani qetësinë, pasi është diçka kalimtare.

Ujori – Do të përballeni me momente tensioni në vendin e punës, por mundohuni që të shfaqeni sa më mirëkuptueshëm dhe të gjeni zgjidhje sa më efikase. Në dashuri do të jeni në kërkim të një konfirmimi që prisni prej kohësh.

Peshqit – Kjo e enjte do të jetë mjaft interesante në fushën e ndjenjave, sidomos nëse së fundmi keni kaluar një periudhë aspak të favorshme. Këshillohet që të mos veproni në mënyrë shumë impulsive. Këshillohet që të jeni sa më të komunikueshëm në familje

Artikulli paraprakParashikimi i motit për ditën e sotme
Artikulli i rradhës Ja pse duhet të pini një gotë me ujë çdo mëngjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.