Nuk jetojnë më bashkë por janë ende familje. Eneda fotografohet me ish-bashkëshortin.
Lajmi i ndarjes së Eneda Tarifës dhe Erjon Zaloshnjës pas 15 viteve bashkë erdhi i papritur dhe Eneda foli pak, kurse ai aspak për këtë çështje. Dimë vetëm që nuk janë më bashkë, as në shtëpi e as në punë.
Mirëpo janë fotografuar gjatë fundjavës në qendrën e Tiranës. Bashkë me ta ishte edhe vajza, Aria e cila luante me biçikletë. Fillimisht kanë biseduar në këmbë dhe pastaj janë ulur tek stolat.
Fundjavat kalohen me familjen dhe për hir të vajzës, por ndoshta edhe respektit të përbashkët ata qëndrojnë bashkë. TIP