Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gruaja nga Ferizaji beson se e ka fëmijën gjallë, pavarësisht se i thanë se ka vdekur para 49 vjetësh

Lajme 20/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanë kaluar 49 vjet që nga prilli i vitit 1969, por një nënë e cila lindi në spitalin e Ferizajt, beson se vajza e saj Vlora, nuk vdiq asnjëherë siç i thanë asokohe mjekët e spitalit ku ajo lindi vajzën.

Ajo rrëfen për RTV Dukagjinin, gjithçka që i ndodhi në spital dhe shpreson ende se një ditë do të gjejë vajzën.

“Lindja ka qenë normale, erdhi edhe nëna ime për ta parë, pas disa orëve më thanë se fëmiun e ke nënpeshë dhe duhet me dërgua në Shkup. Ma morën dhe e dërguan në inkubator. Atje e vizitova dhe fëmiu ishte mirë dhe lëvizte”, fillon tregimin nëna e cila lindi asokohe në spitalin e Ferizajt.

Ajo kujton kohën kur iu dha lajmi se Vlora e lindur 6 ditë me parë ndërroi jetë, dhe se trupi i saj nuk iu dorëzua kurrë familjes.

“Shkova me i dhënë gji dhe kur po e shoh fëmija nuk është aty. Më thanë se fëmiu kishte vdekur, por ne kërkonim ta merrnim trupin e saj. Ata na thanë se s’keni pse me marrë se i kemi bërë obduksionin dhe se fëmija ishte i bërë copa”, rrëfen e trishtuar gruaja që pretendon se i morën vajzën.

Nëna e Vlorës shpreson ende se një ditë do të gjejë vajzën të cilën nuk e parë kurrë të vdekur.

“Gjithmonë e ndiejë se ajo është e gjallë, bile në ëndrra e shoh se po më del përpara”, shprehet nëna e përlotur.

Artikulli paraprakÇfarë çdo grua shtatzënë duhet të bëjë për ta parandaluar autizmin tek fëmija
Artikulli i rradhës ‘Kamishi’ kritikon e këshillon Uran Ismailin

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.