Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të famshmet që janë bërë nëna pas moshës 40-vjeçare

Jetë 21/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëna pas moshës 40-vjeçare!

Për t’u bërë nënë nuk është kurrë vonë. Jeta dinamike, rritja e jetëgjatësisë, por edhe ndryshimet e mëdha social-ekonomike të viteve të fundit kanë bërë që mosha për t’u bërë nënë të mos jetë më e prerë me thikë. Të lindësh fëmijë për herë të parë mbas moshës 30 vjeç është bërë fare e zakonshme në vendet e industrializuara, por ja që shumë nëna kanë fatin ta provojnë për herë të parë ndjesinë e fëmijës edhe më gjatë, në moshën 40-vjeç.
E fundit që i ka dhënë mirëseardhjen në jetë fëmijës së saj është aktorja e famshme Eva Longoria. Jo pak, 43 vjeç, por asgjë nuk e ndali për të sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm e të bukur.

Po si është raporti, ç’thonë studimet, kur është mosha perfekte për të sjellë në jetë një fëmijë?

Këtyre pyetjeve, studimet u përgjigjen me mënyra të ndryshme, aq sa jo rrallëherë edhe kundërshtuese me njëra-tjetrën. Por faktet konkrete janë ato që rrëzojnë çdo lloj studimi e hedhin poshtë çdo lloj teorie. Formula nuk ka, as kohë ideale për t’u bërë nënë jo që jo.

Mirë se erdhe mëmësi! Eva Longoria dhe partneri i saj, Jose Baston, pritën në jetë fëmijën e tyre të parë: “Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar”, – shkruan ata në njoftimin publik.

Por edhe shumë personazhe të tjerë të njohur kanë pritur në jetë fëmijën e tyre pas moshës 40-vjeçare.

Halle Berry i shokoi të gjithë kur dha lajmin se priste një fëmijë me Olivier Martinez.

Po kështu edhe Gwen Stefani, në moshën 44-vjeçare, me bashkëshortin e saj Gavin Rossdale, solli në jetë djalin e tretë, Apollo Bowie Flynn Rossdale.

Eva Mendes dhe Ryan Gosling pritën në jetë vajzën Esmerelda Amada Gosling. Mendes, në moshën 40-vjeçare tha se nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

Mariah Carey dhe bashkëshorti i saj Nick Cannon u bënë prindër të binjakëve, Morowan and Monroe, në vitin 2011 kur diva e muzikës ishte 42 vjeç.

Nicole Kidman, Celine Dion, por edhe shumë personazhe të tjerë të njohur janë bërë nëna pas të 40-ave dhe kanë qenë njëlloj të lumtura e të bukura si nënat që kanë lindur në të 20-at. Po në këtë listë, ka, natyrisht, edhe shqiptare.

Linda Rama

Bashkëshortja e Kryeministrit Rama është bërë nënë në fund të 40-ave. Korrikun e 2014-ës, Zaho erdhi në jetë pas një shtatzënie të qetë. Pas pak ditësh, ai feston 4-vjetorin e lindjes dhe, siç tregoi vetë mami Linda në finalen e Piter Panit, tani është në fazën e eksplorimit të sendeve e dukurive.

Rudina Xhunga

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e ekranit është bërë nënë në prag të 40-ave me një vajzë. Alana ishte një frymëzim për Rudinën, e cila, edhe pas lindjes së saj, jo vetëm që nuk e ndërpreu punën, por u shfaq edhe në formë të shkëlqyer fizike.

Inva Mula

Sopranoja e famshme është bërë nënë për herë të dytë në prag të 50-ave. Në prill të vitit 2012, ajo lindi Ninën nga martesa e dytë me Ethem Ramadanin, më shumë se 15 vjet pas lindjes së Anthony.

Shumica e nënave që sjellin në jetë një fëmijë pas të 40-ave e justifikojnë këtë zgjedhje me një lloj stabiliteti ekonomik, shoqëror, por edhe sentimental. Sot, paragjykimet janë sheshuar, madje janë zëvendësuar me nevojën për të pasur kushte më të mira kur të sjellin në jetë një fëmijë të parë, të dytë apo edhe të tretë./revistaclass

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, e enjte, 21 qershor 2018
Artikulli i rradhës Ja çfarë ndodh nëse fërkoni gishtat e caktuar për 60 sekonda

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.