Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vetitë shëruese të farave të lulediellit

Jetë 21/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A jeni nga ata që ia filloni t’i hani këto fara e nuk mund të ndaleni?

Përveç që janë fiksuse, farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, B1, B3 dhe B6, si dhe kanë bakër, mangan, selen, fosfor, magnez dhe folate. Duke pasur një përmbajtje të lartë yndyrore, ato rrezikojnë të prishen lehtë, kështu që është mirë të ruhen në një enë hermetike në frigorifer. Ato mund t’i shtohen sallatës, supave të nxehta apo të ftohta.

Përfitime kardiovaskulare dhe antiinflamatore
Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, antioksidantit më të madh në trupin tonë. Vitamina E neutralizon radikalet e lira, të cilat mund të dëmtojnë membranat qelizore dhe qelizat e trurit. Duke i mbrojtur këto komponentë qelizorë dhe molekularë, vitamina E ka efekte të rëndësishëm antiinflamatorë, që rezulton në uljen e simptomave të astmës, osteoartritit, artritit reumatik dhe inflamacioneve të ndryshme. Është treguar gjithashtu se vitamina E ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, peshës dhe shpeshtësinë e afsheve të nxehta te gratë gjatë menopauzës shkruan Shije.
Vitamina E ndër të tjera luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Në fakt, ajo pengon ngjitjen e kolesterolit në muret e enëve të gjakut, duke nisur edhe procesin e arteriosklerozës, pra, reagimin ndaj mundësive të iktuseve dhe infarktit në zemër.

Veti kundër kolesterolit
Phytosterols është një komponent i pranishëm te farat e lulediellit dhe ka një strukturë shumë të ngjashme me atë të kolesterolit. Kur këto janë të pranishme në dietën e përditshme, ulin nivelet e kolesterolit në gjak dhe përmirësojnë reagimin imunitar të trupit duke zvogëluar rrezikun për t’u prekur nga kancere të ndryshme. Phytosterols gjendet në sasi të mëdha te farat e lulediellit, farat e kungullit, në farat e susamit, fistikët dhe arra braziliane.

Mbron nervat, muskujt dhe enët e gjakut
Farat e lulediellit janë një burim i mirë i magnezit, i cili nga ana e tij zvogëlon peshën e astmës, ul tensionin e lartë të gjakut, parandalon migrenën dhe zvogëlon rrezikun e goditjeve në zemër dhe infarktit. Magnezi është i nevojshëm për shëndetin e eshtrave dhe për prodhimin e energjisë. Rreth 2/3 e magnezit që gjendet në trupin e njeriut është në eshtra. Magnezi balancon edhe kalciumin, duke e ndihmuar për të rregulluar ekuilibrin në nivelin nervor dhe muskulor. Te qelizat nervore, magnezi shërben si antagonist i kalciumit, duke parandaluar që ky i fundit të aktivizojë qelizat nervore. Duke bllokuar hyrjen e kalciumit në qelizat nervore, magnezi mban nervat të qeta për rrjedhojë dhe enët e gjakut dhe muskujt të ngjitura. Mungesa e magnezit mund të rrisë presionin e gjakut, spazmat e muskujve, dhimbjen e kokës, dhimbjen e barkut, tensionin dhe lodhjen.

Parandalon kancerin dhe ka veti detoksifikimi
Farat e lulediellit janë një burim i mirë i selenit, një mineral thelbësor për shëndetin e njeriut. Seleni favorizon riparimin ADN-së dhe frenon e përhapjen e qelizave të kancerit. Nxit apoptozën, ose vetëshkatërrimin që trupi përdor për të eliminuar qelizat jonormale. Për më tepër, seleni bën pjesë edhe në përbërjen e një enzime antioksiduese, glutathione peroksidazës, e cila është veçanërisht e rëndësishme për mbrojtjen nga kanceri dhe është përdorur edhe te mëlçia për të parandaluar molekulat potencialisht të dëmshme./balkanweb

 

Artikulli paraprakJa çfarë ndodh nëse fërkoni gishtat e caktuar për 60 sekonda
Artikulli i rradhës Ami në super-formë në bikini pas lindjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.