Këngëtarja shqiptare, Zaimina Vasjari, në fotografinë e fundit të ngarkuar nga vetë ajo në rrjetin social “Instagram” ka shfaqur lodrat nga goma që i vendos vajzës së saj, Khloe-s, në vaskë.
Kjo gjë është konsideruar e rrezikshme për jetën e të vegjëlve sipas një studimi të fundit ndërkombëtar, pjesë hulumtuese e Institutit Federal të Shkencës dhe Teknologjisë së Zvicrës, shkruan Gazeta Shneta.
Bazuar në këtë studim, këto lloj lodrash përmbajnë baktere të cilat mund të çojnë fëmijët në E. Coli dhe legionella, sëmundje të rrezikshme për organizmin e të vegjëlve.
Megjithatë, një gjë të tillë është duke e shpërfillur Zaimina, e cila lodrës së rrezikshme i ka përcjellë edhe disa petale të luleve./Gazeta Shneta/