Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

60 puntorë shëndetësor në Gjilan mbeten në rrugë

Lajme 26/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 60 punëtorë shëndetësor, mjekë dhe infermierë në komunën e Gjilanit janë larguar nga puna.

Mjekët dhe infermierët të cilët kanë qenë të punësuar në kuadër të bashkëpunimit mes komunës së Gjilanit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Caritas Kosova janë larguar nga puna në prill të këtij viti.

Kjo ka ndodhur për shkak të ndërprerjes së bashkëpunimit mes komunës së Gjilanit dhe Caritas Kosova.

KALLXO.com ka kontaktuar me disa nga infermierët që kanë qenë të punësuar, por për shkak të punës së tyre kanë kërkuar që të mbeten anonim.

Njëra nga infermieret ka thënë për KALLXO.com se iu është premtuar se do të rikthehen përsëri në punë, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

“Në fund të muajit prill e kemi ndërprerë punën. Na kanë premtuar që shumë shpejt do të na kthejnë në punë pasi të bëjnë marrëveshje me Caritas-in, por që dy muaj ende nuk na kanë njoftuar’’, tha infermierja.

Një tjetër e punësuar në kuadër të bashkëpunimit thotë se edhe pse e kanë ndërprerë punën në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Gjilan, komuna dhe Caritas Kosova ju ka borxh edhe tri paga.

“Tri paga nuk i kemi marrë, na kanë premtuar që do të na kompensojnë, por ende nuk ka asgjë’’, tha ajo për KALLXO.com.

Se kanë borxh ndaj mjekëve dhe infermierëve që kanë qenë të punësuar e pranon edhe drejtori i Caritas Kosova, Pal Baftia.

Ai tha për KALLXO.com se janë në finalizim të obligimit financiar ndaj punëtorëve shëndetësorë.

“Jemi në procesim të pagave të cilat nuk i kanë marrë. Pritet që ky obligim financiar që kemi ndaj tyre të përfundoj deri në fund të këtij muaji dhe të bëhet kompensimi i tyre’’, tha Baftiu.

Ai shtoi se gjatë bashkëpunimit me komunën e Gjilanit nuk kanë pasur probleme të pakalueshme, por bashkëpunimi është ndërprerë për shkak të mos-mbështetjes nga ana e Ministrisë.

“Kemi pasur disa vështirësi, por jo të pakalueshme. Problemi ka ardhur si rezultat i mos-mbështetjes nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ajo e Mirëqenies Sociale’’, tha Baftia për KALLXO.com.

Ai shtoi se kanë pasur takime me Drejtorin e Shëndetësisë në komunën e Gjilanit në lidhje me bashkëpunimin e tyre.

“Ne jemi të gatshëm për vazhdim të projektit, sepse kjo është për të mirën e qytetarëve. Kemi filluar komunikimin me drejtorin e Shëndetësisë, ka mundësi që të vazhdojmë bashkëpunimin’’, tha Baftia.

Se pagat e pa paguara ndaj punëtorëve shëndetësor do të kompensohen deri në fund të këtij muaji tha edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Gjilanit, Selami Xhemaili.

“I kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e mjeteve nga buxheti i komunës dhe presim që deri në fund të këtij muaji të realizohet procedimi i këtyre pagesave”, tha Xhemaili.

Sa i përket funksionalitetit të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Gjilan, në mungesë të 60 punëtorëve shëndetësor, Xhemaili tha se është rikthyer gjendja e mëparshme siç ka qenë para bashkëpunimit me Caritas Kosova.

“Të gjitha shërbimet janë funksionale edhe pse jemi duke bërë përpjekje që krahas mundësive buxhetore të komunës të identifikojmë pozitat të cilat janë të nevojshme për një ofrim sa më të mirë të shërbimeve nga ana e QKM-së”, tha Xhemaili për KALLXO.com.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, thonë se marrëveshja që ka qenë e paraparë në mes Komunës së Gjilanit dhe Caritas Kosova, është përmbushur.

Sipas tyre tani është në fuqi një rregullore e re në bazë të së cilës edhe duhet të aplikojnë komunat për bashkëpunime në të ardhmen.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, në ndërkohë ka nxjerrë Rregulloren MF nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve. Duke respektuar këtë Rregullore, MSh ka publikuar në ueb faqen e saj kohë më pare “Thirrje publike për mbështetje financiare për projektet e OJQ-ve: Ruajtja dhe përparimi i shëndetit”, përmes të cilës, kanë mundur të aplikojnë të gjitha palët e interesuara nga sektori jo- qeveritar me projekte të ndryshme që kanë për qëllim ruajtjen dhe përparimin e shëndetit, në kuadër të së cilave mund të përfitojnë edhe profesionistët shëndetësor. Rezultatet e projekteve që kanë aplikuar të mbështeten financiarisht nga MSH-ja do të publikohen në ditët në vijim”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

Ndryshe, sipas marrëveshjes e cila ka përfunduar, MSh ka participuar me 70.000 euro, Komuna e Gjilanit me 186.000 euro dhe Caritas Kosova me 24.000 euro. Për ofrimin e shërbimeve, me afat të kufizuar, sipas marrëveshjes janë angazhuar staf mjekësor.

Artikulli paraprakNë pritje për të lindur, ja çfarë bën këngëtarja e njohur për të sjellë në jetë sa më shpejtë fëmijën
Artikulli i rradhës Kam lindur beben e shoqes time të ngushtë pasi ajo ka vdekur

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.