Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kam lindur beben e shoqes time të ngushtë pasi ajo ka vdekur

Jetë 26/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kjo është një histori e treguar nga Jessica, shoqja e së cilës ka jetuar me fibrozë cistike (sëmundje e mushkërive e cila nuk ka shërim) dhe ka vdekur nga kjo sëmundje.

Por kjo është një storie pak me ndryshe, pasi Jessica ka ofruar të jetë bartëse e fëmijës së shoqes së saj të ngushtë, Beka e cila tragjikisht ka vdekur para se fëmija të lindte.

Ajo tregon se si fëmijë, Beka ishte e mahnitshme dhe e suksesshme në çdo gjë që bënte, dhe se kjo asnjëherë nuk ia ka pasur inatin, edhe kur Beka vlerësohej më shumë në punimet shkollore, pasi e dinte se ajo po jetonte me një sëmundje shumë të rëndë.

Se si asnjëherë gjatë gjithë viteve, pozitiviteti i saj nuk u shua.

Për këtë arsye, kur Jessica e pa një postim të shoqes së saj në Facebook, që nuk u duk fare diçka që Beka do të postonte, pasi ishte shumë depresiv, Jessica menjëherë e pyeti se çfarë kishte ndodhur.

Jessica atë kohë po jetonte me bashkëshortin dhe me dy fëmijët në Afrikën e Jugut, ndërsa Beka sapo ishte martuar me njeriun e saj, Gareth. Por, ata nuk mund të kishin fëmijë për shkak të gjendjes shëndetësore të Bekas.

Ajo menjëherë i tregoi se ku është problemi, por, Jessica me zemër të thyer, e gjeti menjëherë zgjidhjen.

“Atyre i duhej dikush që do të sjellte në jetë fëmijën e tyre për ta“.

“E sigurisht se unë i ofrova shoqes time që të jem bart fëmijën e tyre”, thotë Jessica. Megjithëse bashkëshorti i saj fillimisht nuk u pajtua me këtë ide, por më pas duke shikuar fëmijët e tyre, ai e pa se sa me fat ishin dhe se duhet ta bëjë këtë për të ndihmuar Bekan.

Çifti ishin shumë të lumtur për këtë. Sigurisht, ka lindur pyetja: “Çfarë nëse Beka vdes?”, por të gjithë kanë qenë të bindur se ajo do të jetojë pak më gjatë edhe për ta parë fëmijën e saj të rritet, për shkak të gjendjes stabile e të monitoruar gjatë gjithë kohës.

Gjatë majit, Jessica ka udhëtuar për në Brisbane, për t’ia transferuar embrionet në trupin e saj, ndërsa pas dy javësh e ka lajmëruar Bekën se e ka bërë testin dhe i kanë dalë dy vija: është shtatzënë!

Beka ishte ekstremisht e gëzuar dhe nuk i besohej, ndërsa gjatë javëve në vazhdim ajo i ka mbajtur të informuar për çdo lëvizje e çdo vizitë te mjeku. Beka ksihte shumë dëshirë të ishte djalë.

Por, gjithçka ndryshoi kur u bë 16-javëshe!

Shëndeti i Bekës ndryshoi papritmas, ajo vazhdimisht po merrte infeksione në mushkëri dhe këtë herë ishte ndryshe. Ilaçet nuk po funksiononin.

“Ne kemi planifikuar të udhëtojmë për sonogramin e javës së 20, por me gjendjen e përkeqësuar të Bekës, është dashur të nisemi më herët”.

“Unë do ta sjell fëmijën në shtëpi së shpejti dhe ti do të bëhesh mirë“, i dërgova mesazh, thotë Jessica.

Kur ka shkuar për të parë se çdo gjë është në rregull për të fluturuar, Jessica pa dashur e ka zbuluar se po pret pikërisht një djalë.

Kjo ishte një gjë e mirë, në fakt, sepse kur ajo po bëhej gati për t’u nisur, Gareth e lajmëroi se Beka nuk mund t’ia dalë, dhe kjo i tregoi se po prisnin një djalë.

Ditën e nesërme, kur po nisej për në aerooport, Gareth e lajmëroi përsëri.

“Beka nuk është më“.

Jessica ka fluturuar me djalin në bark, mu në kohë për funeralin e nënës së tij të mrekullueshme që nuk do ta njihte kurrë.

Pesë muaj pas vdekjes së Bekës, Jessica ka sjellë në jetë djalin Rixton, emrin e të cilit e ka zgjedhur vetë Beka, ndërsa i ati Gareth ishte i pari ai që e ka mbajtur në krahë.

“Fillimisht e kam pasur shumë të vështirë të ndahem nga djali, por e kam ditur se Gareth do të bëhet një baba i mrekullueshëm”, shkruan Jessica./GazetaShneta

Gareth Arena with his son Rixon, 3 mths. Picture: Shae Beplate.

Lexoni edhe:

Fibroza Cistike, sëmundja e rëndë gjenetike

Artikulli paraprak60 puntorë shëndetësor në Gjilan mbeten në rrugë
Artikulli i rradhës Fibroza Cistike, sëmundja e rëndë gjenetike

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.