Shpesh na ndodh, sidomos femrat, të kryqëzojmë këmbët derisa jemi të ulur.
Këtë e bëjmë me ose pa vetëdije, duke u ndjerë rehat në këtë pozicion. Por, qëndrimi në këtë pozitë është mjaft i dëmshëm për trupin e njeriut, përcjell Gazeta Shneta.
Nëse qëndroni gjatë të ulur me këmbë të kryqëzuar, mund të shfaqen probleme të shumta me qafë dhe dhimbje të shpinës.
“Kryqëzimi i këmbëve është shkak për dhimbje shpine dhe qafe. Sa më shumë që qëndroni ulur në një pozicion të tillë, aq më shumë presion vendosni në shpinë, gjë që rrit mundësinë për të zhvilluar probleme me qafën dhe shpinën”, tregon mjeku ortoped Vivien Eisenstadt.
Është gjithashtu shkak për krijimin e celulitit, gjë që femrat e kanë shumë frikë, ndaj mundohuni ta eliminoni sa më shumë qëndrimin me këmbë të kryqëzuara.
Poashtu, ulja me këmbët kryq rrit edhe shtypjen e gjakut dhe ndikon në nervat e këmbëve tuaja, ndërsa ne e shpërngulim peshën vetëm në një anë kur e bëjmë këtë./GazetaShneta