Anesteziologët janë në gjendje të mësojnë nëse është i mirë apo jo një kirurg në punën që kryen. Të paktën, kështu po proklamon një anesteziologe nga qyteti Kairo i Egjiptit.
“Ne, anesteziologët gjithmonë përcjellim kirurgët në punën e tyre. Nëse dëshiron të kuptosh se cili kirurg është më i miri, pyet anesteziologun. Ne shohim kirurgët në vijën e frontit dhe jemi në gjendje të observojmë forcat dhe dobësitë e tyre”, shkruan ajo në forumin Facmedicine, njofton Gazeta Shneta.
Sipas saj, shumica e kirurgëve kalojnë pjesën ë të madhe të tyre në klinika, duke takuar pacientët n konsultime kirurgjikale para operacionit, ndërsa thotë se shumica e tyre punojnë 1-2 ditë në javë.
Në të kundërt, vijon ajo, shumica e anesteziologëve punojnë 90-100% të kohës së tyre në dhomat e operacionit.
“Në një javë të zakonshme një anesteziolog mund të kryejë 20-25 anestetikë me 10-15 kirurgë të ndryshëm”, vlerëson më tutje anesteziologia nga Kairoja.
Në sallën e operacionit, anesteziologu qëndron disa metra larg kirurgut dhe ka një pamje të qartë të teknikës dhe njëherësh edhe një mundsië të shkëlqyeshme për të vendosur marrëdhnëie me ekipin kirurgjik, vë në pah më tutje.
“Kirurgët dhe anesteziologët njohin mirë njëri tjetrin”, përfundon postimin ajo./Gazeta Shneta/