Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se Klinika e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, ka arritur të heq listën e pritjes së pacientëve për stentime.
“Pas punës intensive 24-orësh, 7 ditë në javë në Shërbimin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invanzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit, tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti nuk është emergjent.
“Shërbimi i Kardiologjisë Invazive nga janari i vitit 2018, ka shënuar rezultate të theksuara, duke realizuar 1265 angiografi koronare, si dhe 710 intervenime (PCI, procedura me stentim)”.
“Në javën e kaluar janë realizuar dy intervenime kardiokirurgjike, për shkak të diseksionit akut( qarje a murit të aortës).Dy pacientët, tani janë në transferuar nga Njësia Intenzive, në repart dhe janë stabil”, përfundon njoftimi. /Gazeta Shneta/