Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenjat se po konnsumoni shumë kripë, ja si dëmton shëndetin tuaj seriozisht

Jetë 16/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dihet se konsumimi i tepërt i kripës dhe ushqimeve të njelmëta shkakton probleme të ndryshme shëndetësore.

Ndër të tjera, ajo ndikon në funksionalitetin normal të trupit tuaj.

Ekzistojnë madje shtatë mënyra të cilat trupin do ta sinjalizojnë, nëse filloni të merrni tepër kripë:

1. Ndjenja e ënjtjes dhe e fryrjes – Te konsumimi i tepërt i kripës, lëkura dhe pjesë të caktuar të trupit mund të bëhen të ënjtura për shkak të moslargimit të ujit. Në fytyrë ënjtja veçanërisht shihet në zonën përreth syve.

Gjithashtu, teprica e kripës shkakton ënjtje të gishtave të duarve dhe rreth nyjave.

2. Ndjenja e etjes – Kripa e tepërt shkakton dehidratimin. Si pasojë e saj, do të vëreni që shpesh pini lëngje, posaçërisht gjatë treningut apo aktiviteteve fizike. Te stërvitësit aktivë përreth buzëve mund të bëhet madje edhe shtresë e hollë e njelmët gjatë treningut. Kjo është shenjë që trupi përpiqet të nxjerrë jashtë tepricën e kripës.

3. Urinimi i shpeshtë – Kripa e tepërt shkakton shkuarje të shpeshtë në tualet, ndërkaq urina është më e turbullt dhe ka ngjyrë të errët. Edhe pse kjo mbase nuk do të tingëllojë si problem serioz, me urinim humbet edhe kalciumi. Nëse në gjak nuk ka mjaft kalcium, trupi do të marrë kalciumin nga eshtrat. Për këtë shkak te njerëzit të cilët rregullisht fusin shumë kripë në organizëm, ekziston rreziku i madh nga shfaqja e osteoporozës.

4. Dëshira për ushqim të pashëndetshëm – Kripa e shumtë mund të shkaktojë humbjen e interesimit për ushqim të shëndetshëm. Njerëzve të cilët fusin tepër kripë në organizëm shpesh nuk u pëlqen shija e ushqimit të shëndetshëm dhe pa mëlmesa. Prandaj gjatë kohës vendosin për ushqim më të njelmët, e ky është pothuajse i gjithë ushqimi i procesuar.

5. Ngërçet e muskujve – Te personat të cilët ushtrojnë dhe marrin shumë kripë shpesh shfaqen ngërçet e muskujve. Natriumi dhe kalciumi janë përgjegjës për kontraktimin e muskujve, ndërkaq kalciumi ndihmon në qetësimin e tyre. Nëse çrregullohet balanca e natriumit dhe kalciumit në organizëm, shpesh do të ndieni dhembje të muskujve.

6. Lodhja – Lodhja nuk do të jetë pasojë e konsumimit të tepërt të ushqimit të njelmët, mirëpo dehidratimi shkakton lodhjen. Kjo posaçërisht do të ndikojnë negativisht te ju nëse rregullisht stërvitni.

7. Problemi me zemrën dhe veshkat – Veshkat nuk munden përnjëherë të filtrojnë aq sasi të madhe kripe, prandaj në trup qëndron uji në mënyrë që të zbutë kripën e grumbulluar. Kjo shkakton rritje të lëngjeve përreth qelizave dhe rritje të vëllimit të gjakut, për ç’shkak zemra detyrohet të punojë më fuqishëm, në mënyrë që të pompojë gjakun dhe kështu të krijojë presion në enët e gjakut. Me kalimin e kohës, kjo shkakton dëmtim të zemrës, të enëve të gjakut dhe të veshkave, gjë që mund të çojë në preson të lartë të gjakut apo të sulmit në zemër. /Telegrafi

Artikulli paraprakEmra të bukur për fëmijët e lindur në shenjën e Gaforres
Artikulli i rradhës Kardiokirurgjia arrin të heq listën e pritjes së pacientëve për stentime

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.