Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horosopi për sot, e mërkurë, 18 korrik 2018

Horoskopi 18/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme.

Dashi – Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të hasni në vështirësi. Kjo ditë ju fton që të mos përhumbeni pas disa diskutimeve të vogla në dashuri.

Demi – Do të rifitoni sigurinë në veten tuaj dhe ky guxim do ju lejojë që të çoni përpara propozime të rëndësishme për bashkëpunëtorët tuaj. Jeni përfshirë në një rrugëtim intensiv, i cili do ju lejojë që të përcaktoni qartë prioritetet në dashuri.

Binjakët – Yjet i mbrojnë të gjithë çiftet e lindura gjatë periudhës së fundit. Do të riktheheni të jeni romantik dhe të dashur dhe kjo edhe për shkak të disa konfirmimeve që keni marrë së fundmi. Në vendin e punës do të merrni propozime të rëndësishme, por do ju duhet të përballeni me pengesa të vogla burokratike.

Gaforrja – Duhet të tregoheni të fortë dhe të vendosur në vendin e punës, për shkak se tashmë do të vini në zbatim disa strategji fituese për projektet tuaja. Në dashuri, kjo është një periudhë mjaft e frytshme, ndaj jini kurajoz dhe lëreni veten të lirë ndaj aventurave të reja.

Luani – Parashikohet një e mërkurë, gjatë së cilës duhet të tregoheni mjaft të kujdesshëm, me mënyrën tuaj të të shprehurit. Do të prireni të jeni tejet agresiv përballë kritikave, por në këtë moment tensionet nuk do të jenë aspak produktive në vendin e punës.

Virgjëresha – Në dashuri mund të bëni njohje të reja të rëndësishme, por vetëm nëse jeni vërtetë gati të lini pas të kaluarën, do të krijoni diçka të bukur. Nga pikëpamja profesionale, parashikohen bashkëpunime interesante për të gjithë projektet që keni në plan të zbatoni.

Peshorja – Do të përballeni me disa dyshime, të cilat nuk ju lejojnë që të jetoni qetësisht këtë periudhë mjaft të favorshme për dashurinë. Mos u përfshini shumë nga ankthi dhe shmangni thashethemet që dëgjoni nga të tjerët. Kjo është një periudhë mjaft e mirë për të kursyer pak më shumë.

Akrepi – Është një ditë mjaft interesante për të thelluar bashkëpunimet, çështjet e biznesit dhe transaksione të rëndësishme, të cilat do i japin shtysën e duhur karrierës tuaj profesionale. Ky është një moment shumë i mirë për të kultivuar dashurinë, ndaj shfaqni sa më shumë anën tuaj romantike.

Shigjetari – Po jetoni një situatë mjaft kaotike nga pikëpamja sentimentale dhe kjo ju bën mjaft nervoz dhe të irrituar. Shmangni marrjen e vendimeve tepër të nxituara. Në vendin e punës, parashikohen probleme të vogla të natyrës organizative.

Bricjapi – Parashikohen mundësi të mira për të rizgjuar romanticizmin, por duhet të jeni të gatshëm që të plotësoni disa kërkesa të partnerit tuaj. Rigjetja e stabilitetit në çift është e mundur, por vetëm nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit reciprok. Favorizohen marrëveshjet dhe negociatat.

Ujori – Duhet të jeni gati që të riktheheni fuqishëm në punë. Nëse keni një çështje që rri pezull, intuita nuk do ju zhgënjejë. Në dashuri nuk duhet të jeni shumë të hutuar.

Peshqit – Gjetja e kompromisit në vendin e punës, nuk është e lehtë, por duhet të mundoheni që të jeni më të gatshëm dhe fleksibël me kolegët tuaj, për shkak se disa negociata do të jenë të domosdoshme për realizimin e një projekti të mirë. Mbrëmja do të jetë shumë e frytshme për tu kaluar me familjen.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim
Artikulli i rradhës Ameli ‘agjente sekrete’ e Miriamit, lexon mesazhet në telefonin e Albanit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.