Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në QSUT realizohet për herë të parë zëvendësimi i valvulës me videoskopi

Lajme 18/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, është realizuar për herë të parë intervenimi për zëvendësimin e valvulës me një procedurë miniinvazive me videoskopi

Një ndërhyrje e re, risi absolute në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor është kryer në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Për herë të parë në shërbimin e kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është kryer një operacioni për zëvendësimin e valvulës me një procedurë miniinvazive me videoskopi, shkruan Propacienti.

“Sapo kemi përfunduar rastin e parë të një paciente 58-vjeçare që iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e valvulës me një procedurë miniinvazive me videoskopi.

Është hera  e parë që ky intervent kryhet në vendin tonë, po jo vetëm, edhe në vendet  e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo risi që u ofrohet pacientëve shqiptarë për herë të parë ka në thelbin e saj jo vetëm një rehabilitim më të shpejtë për të sëmurët, por edhe rezultate jashtëzakonisht më të mira, si dhe një efekt kozmetik tepër të kënaqshëm për pacientët tanë”, shprehet prof. Edvin Prifti, shef i shërbimit të Kardiokirugjisë në QSUT.

“Procedura kirurgjikale konsiston në implantimin brenda kraharorit në anën e djathtë të pacientit të një sistemi kamerash 3-D të cilat bëjnë të mundur një vizualizim direkt nën një hapje të kufizuar të të gjitha strukturave kardiake, duke shmangur hapjen standarde”, shpjegon dr. Edvin Prifti.

Teknologjia komplekse iu vu në dispozicion mjekëve shqiptarë në përdorim për qëllime shkencore prej kolegëve italianë. Ekipi që realizoi këtë ndërhyrje historike përbëhej nga Prof. Edvin Prifti, Dr. Klodian Krakulli, Dr. Fjorba Mana, Dr. Saimir Kuci, Dr. Alfred Ibrahimi,Ms. Marinela Agolli, Ms Majlinda Elezi.

Artikulli paraprakRi-licencohen infermierët e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë
Artikulli i rradhës Xhensila tregon pafund dhuratat rozë për Ajkën

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.