Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi sot, e enjte, 19 korrik 2018

Horoskopi 19/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Parashikimi i yjeve për ju për ditën e sotme.

Dashi – Tregohuni të gatshëm për ballafaqim dhe dialog në vendin e punës, pasi ky është momenti më i mirë për të rigjetur ekuilibrin dhe bashkëpunimin edhe me bashkëpunëtorët tuaj. Në dashuri duhet të mundoheni të jeni më të durueshëm dhe të mbështesni më shumë partnerin/en tuaj, sidomos nëse do ju duhet të merrni një vendim të vështirë.

Demi – Duhet të qartësoni mendimet dhe ndjenjat tuaja, pasi në këtë moment është e rëndësishme të kuptoni se çfarë kërkoni në të vërtetë nga një lidhje. Gjithçka në mënyrë që të zgjidhni të gjitha tensionet që keni kaluar së fundmi.

Binjakët – Parashikohet një mesjavë e cila ju fton që të pushoni më shumë dhe të shmangni lodhjet e tepërta, sidomos nëse keni qenë të lodhur së fundmi. Në familje dhe në raportin në çift do të jeni konfuz.

Gaforrja – Kjo e enjte do të jetë interesante, ku këshillohet që të vlerësoni më mirë disa propozime që keni marrë gjatë ditëve të fundit. Duhet të tregoheni më karizmatik dhe autoritar, pasi gjatë kësaj dite nuk përjashtohet mundësia që të merrni një rol me më shumë përgjegjësi.

Luani – Kjo është periudha më pjellore për ndjenjat, ndaj njohjet e reja do të jenë mjaft të favorshme. Qielli është mjaft interesant dhe nga ana profesionale duhet të jeni më kreativ.

Virgjëresha – Ky është momenti kur mund të eksperimentoni në vendin e punës, kjo pasi parashikohet një fazë shumë e frytshme. Do të jeni të përqendruar maksimalisht dhe do të jeni fokusuar në realizimin e objektivave që i keni vendosur vetes. Në dashuri parashikohen të reja të rëndësishme.

Peshorja – Nëse në vendin e punës premtohen rezultate të mëdha, në raportin në çift do të hasni në vështirësi në gjetjen e dakordësisë me partnerin/en. Do të jeni disi të përhumbur gjatë kësaj dite, ku luhatjet e humorit nuk do të mungojnë për shkak të stresit të akumuluar. Bëni kujdes me fjalët.

Akrepi – Mos u dekurajoni nëse rezultatet që prisni, vonojnë të vinë. Në këtë moment duhet të përqendroheni më shumë në gjërat më urgjente dhe të lini mënjanë të gjithë ankthin që mund të keni përjetuar. Në dashuri do të merrni përgjigje të rëndësishme.

Shigjetari – Parashikohet një e enjte mjaft aktive sa i takon sferës profesionale. Do të ndiheni gati për të bërë një zgjedhje të rëndësishme, e cila mund të ndryshojë totalisht karrierën tuaj.

Bricjapi – Në dashuri mos i shtoni gjithnjë e më shumë pretendimet, pasi në këtë moment keni nevojë që të kaloni më shumë kohë cilësore me partnerin/en për të gjetur qetësinë e humbur, për shkak të përhumbjes së madhe në punë.

Ujori – Çështjet e biznesit, transaksionet dhe zhvillime të tjera janë shumë të mundshme, ndaj duhet të jeni të sigurtë në propozimet tuaja profesionale. Megjithatë në dashuri ka disa dyshime, që nuk ju lënë të qetë.

Peshqit – Shmangni konfliktet me partnerin/en ose të afërmit, pasi kjo e enjte do të jetë mjaft e tensionuar. Mundohuni që të nxirrni në pah anën tuaj më pozitive si dhe mbani parasysh këshillat e bashkëpunëtorëve./noa.alQyteti me temperaturë më të lartë do të jetë Gjakova me temperaturë maksimale mbi 24 gradë.

Artikulli paraprakRikthehet shiu, moti sot me vranësira në gjithë vendin
Artikulli i rradhës Studimi: Martesa e keqe dëmton seriozisht shëndetin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.