Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Emiratet e Bashkuara Arabe investojnë edhe 300 mijë euro në Spitalin e Vushtrrisë

Lajme 24/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata “Gjysmëhëna e Kuqe”, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka financuar një kat shtesë urologji-kirurgji< me vlerë prej 300 mijë euro, në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”

Ariana Ismaili

Spitali i qytetit të Vushtrrisë prej sot ka edhe një kat shtesë të repartit të kirurgjisë me sipërfaqe prej 400m2, dhe me kapacitet prej 15 shtretër më shumë. Ceremonia e inaugurimit u mbajt sot ku u falënderua organizata “Gjysmëhëna e Kuqe” që po  sjellë investime të reja në këtë spital.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni, u shprehë se shpreson që të ketë edhe të tjera donacione, jo vetëm në Vushtrri, por edhe në spitalet e qyteteve tjera të vendit, shkruan Gazeta Shneta.

“Ky është një shembull shumë i mirë që kanë gjetur vendin tonë për investime, shpresojmë për të tjera donacione dhe jo vetëm në këtë qytet”, ka deklaruar Ismaili. Edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka falënderuar donatorët e këtij investimi, duke bërë të ditur se komuna, është gjithmonë e gatshme për të mbështetur nevojat e këtij Spitali.

“Jemi falënderues ndaj ‘Gjysmëhënës së Kuqe’ për investimet e vazhdueshme, spitali i Vushtrrisë është shembull, dhe ne si komunë jemi të gatshëm për të mbështetur zhvillimet dhe nevojat e këtij spitali”, ka thënë Tahiri. Ndërsa përfaqësuesi i “Gjysmëhënës së kuqe” ka thënë se ndjehet i lumtur për investimet që kanë sjellë në këtë spital. “Jam i lumtur për këtë investim pasi shëndetësia është më me rëndësi, kemi bërë shumë punë për të lënë gjurmë këtu, ndjehemi mirë që na i kanë vlerësuar këto investime”, ka thënë ai.

Ky spital tashmë është pajisur me aparaturë moderne dhe shërbime të reja, e kjo sipas drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu, ndikon edhe në punën e QKUK-së, pasi pacientët nuk do të dërgohen drejtëpërdrejtë në QKUK, sepse kapaciteti në këtë spital është i mjaftueshëm.

“Shërbimet të cilat do të kryhen këtu, lehtësojnë edhe punën e QKUK në përgjithësi, pasi pacientët nuk ka nevojë të udhëzohen për atje”, ka deklaruar Sejdiu. Ndërsa, drejtori ekzekutiv i këtij spitali, Dr. Hajrullah Saraqi ka thënë për Gazetën Shneta se kanë bërë kërkesën më herët për shtretër të rinj, sepse 11 shtretër që ky repart posedonte nuk ishin të mjaftueshëm.

“Në kemi kërku për këtë investim, dhe tashmë puna na mbetet neve, kemi staf të mjaftueshëm ndërsa së shpejti do të furnizohemi edhe me barna”, ka thënë Saraqi.

Kujtojmë se ky spital u rinovua në dhjetor të vitit 2016, i financuar me 7 milion euro nga Emiratet e Bashkuara Arabe. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInfeksionet që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës 12 gjëra të pabesueshme që i ndodhin trupit në momentin kur vdesim

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.