Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vetëm nënat i kuptojnë vështirësitë e gjidhënies, rrëfen aktorja e njohur

Jetë 25/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka disa gjëra që bëhen më të lehta dhe më pak sfiduese për nënat pas lindjes së dytë, të tretë e me radhë. Për shembull ju mësoni më mirë si të ndërroni pelenat, si ta vishni fëmijën, por ushqyerja me gji thjesht nuk është një prej këtyre gjërave.

Ushqyerja me gji është e ndryshme për çdo grua dhe mund të jetë ndryshe për të njëjtën grua në kohë të ndryshme në jetën e saj.

Nëna e tre fëmijëve, Jessica Alba e di sesa e vërtetë është kjo. Ajo thotë se nuk po e ushqen më me gji djalin e saj 6 muajsh, ndërsa me dy vajzat më të rritura kjo përvojë ka qenë shumë ndryshe.

Alba dhe burri i saj Cash Warren mirëpritën djalin Hayes më 31 dhjetor 2017, dhe në muajt që pasuan Alba ndau disa fotografi të ëmbla duke ushqyer të birin me gji.

“Ndieja sikur djali donte t’i jepja për të pirë 24 orë çdo ditë, gjë që është padyshim vërtet sfiduese kur përpiqesh të kthehesh në punë”, – thotë Alba e cila është e angazhuar në disa projekte njëkohësisht.

“Mundësia dhe koha nuk ishin ideale”, – tregon ajo.

“Edhe furnizimi im i qumështit ka qenë një sfidë, ndieja sikur kisha më shumë qumësht me fëmijën e parë, më pak me të dytin dhe akoma më pak me të tretin. Kështu që ishte shumë e vështirë për mua”.

Por edhe pse me 2 fëmijët e parë ajo ka pasur më shumë qumësht, përsëri nuk i ka ushqyer aq gjatë sa ka dashur. Ajo shkroi për këtë sfidë në librin e saj në vitit 2013, “Jeta e ndershme: Jeta e natyrshme dhe e vërtetë për ty”.

“Unë i ushqeva fëmijët për aq kohë sa munda, por jo për aq kohë sa dëshiroja. Duhej të kthehesha në punë dhe nuk isha në gjendje ta vazhdoja. Por unë jam krenare të them se bëra më të mirën për vajzat e mia dhe jam krenare për të gjitha mikeshat e mia nëna që kanë bërë më të mirën e mundshme në këtë çështje “.

Më shumë se 81% e nënave amerikane fillojnë me ushqyerjen me gji, por më pak se gjysma i japin fëmijës vetëm qumështi gjiri deri në 3 muajt e parë dhe më pak se një e katërta deri në 6 muaj.

Studimet tregojnë se edhe pse është tepër e zakonshme, plotësimi ose ndërrimi i formulës është një vendim i mbushur me ndjenja faji, dështimi ose “pritshmëri të papërmbushura” për shumë nëna.

Vërtet ekspertët rekomandojnë ushqyerjen me qumësht gjiri ekskluzivisht në 6 muajt e parë të jetës, por ata gjithashtu thonë se vetëm nëna e di çfarë është më e përshtatshme për situatën e saj dhe të fëmijës.

“E vetmja gjë që e dini mirë herën e tretë, është se kjo situatë sado e vështirë të jetë, do të kalojë”, – thotë Alba./pernenat

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, e mërkurë, 25 korrik 2018
Artikulli i rradhës Katër simptomat e tumorit në tru

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.