Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH do ta furnizojë Kardiologjinë Invazive me materiale pa certifikatë CE

Lajme 27/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

OSHP ia ka dhënë dritën e gjelbër Ministrisë së Shëndetësisë që të realizojë kontratën për Furnizim me Material Specifik për Kardiologjinë Invazive. Kjo kontratë do të realizohet me materiale që nuk i kanë plotësuar specifikat e kërkuara në dosje si dhe pa certifikatë CE, çka është konfirmuar edhe nga eksperti shqyrtues

Kardiologjia Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dha lajme të mira ditët e fundit për heqjen e listës së pritjes për pacientët që kishin nevojë vendosjen e stentave. Por ka edhe një lajm të keq nga kjo klinikë. Ajo do të furnizohet me materiale për stentim nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat nuk i kanë plotësuar specifikat e kërkuara në dosje si dhe materiale pa CE.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar njoftimin për dhënie të kontratës për tenderin “Furnizim me material specifik për Kardiologjinë Invazive”, për të cilin u përzgjodhën dy kompani “Made-Kos” dhe “Pharma-Leader”. E para ka fituar lotet 1,2,4 dhe 6 në vlerë mbi 256 mijë euro, ndërsa e dyta lotet 3 dhe 5 në vlerë mbi 130 mijë euro. Ndaj këtij vendimi ushtruan ankesë në OSHP dy operatorë ekonomik “Yess Pharma” dhe “Medical Group”.

Eksperti shqyrtues i OSHP-së ka konstatuar në mendimin e tij se “Made-Kos”, e cila ka ofertuar me produkte të kompanive “Tio Medikal” nga Turqia dhe “Umbra Medical” nga Amerika, iu ka skaduar certifikata CE dhe ISO. Për këtë të fundit, sipas ekspertit shqyrtues, operatori ekonomik ka siguruar një tjetër certifikatë ISO valide nga prodhuesi “Tio Medikal”, shkruan Gazeta Shneta.

Poashtu eksperti shqyrtues i OSHP-së ka konstatuar se “Made-Kos” është rekomanduar për kontratë duke ofertuar me Ballon Catheter me diametër 4.0mm, ndonëse në dosje është kërkuar 4.5mm. Sipas vendimit të publikuar nga OSHP, mjekët profesional të MSH-së kanë konfirmuar se produktet e këtij operatori i përgjigjen specifikimit teknik të kërkuar në dosje.

Konstatimin se “Made-Kos” ka certifikatë CE të skaduar eksperti shqyrtues e nxjerr edhe në ankesat e kompanisë “Medical Group” për lot 4. Kjo kompani është ankuar edhe në dy lote tjera për mospërputhje të specifikave ndërmjet dosjes dhe ofertës së kompanisë “Pharma Leader”, por që të dy ankesat janë rrëzuar pas vlerësimit të drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë Invazive në QKUK, Dr. Tefik Bekteshi.

Krejt në fund eksperti shqyrtues rekomandon që lotet 1,4 dhe 6 të kthehen në Rivlerësim për shkak të certifikatave të skaduara, por ky rekomandim nuk është marrë parasyshë nga paneli i OSHP-së.

Mjeku Bekteshi ka dal në mbrojtje të dy kompanive fituese të tenderit, ndonëse ka qenë i vetëdijshëm se është konstatuar për mungesën e Certifikatave të CE-së e po ashtu që nuk i kanë plotësuar specifikat sikurse në rastin e balonave të katedrit. Bekteshi ka marr përsipër të mbrojë kompanitë fituese dhe të hedh poshtë ankesat e kompanive ankuese. Ai thotë se në QKUK janë aftësuar që të punojnë me të gjitha qasjet “dhe fare nuk kemi problem me gjatësi të katedrave sa i përket aspektit teknik”.

OSHP në vendimin e saj përfundimtar, mosplotësimin e specifikave nga operatorët e rekomanduar për kontratë, i ka quajtur devijime të vogla të cilat i lejon edhe Ligji i Prokurimit Publik për shkak të ekonomicitetit dhe ruajtjes së buxhetit të shtetit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA lejohet përdorimi i xhelit të thonjve gjatë shtatzënisë, ja ç’thonë ekspertët
Artikulli i rradhës Në cilën moshë duhet të flenë foshnjat me jastëk, ja ç’rekomandojnë pediatrit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.