A lejohet përdorimi i xhelit të thonjve gjatë shtatzënisë, ja ç’thonë ekspertët

2018-07-27 në ora 15:08

Është e sigurt që t’i bëni thonjtë me xhel gjatë shtatzënisë, për sa kohë që ju merrni masa paraprake kur aplikoni dhe largoni atë në kohë.

Kimikatet kryesore të thonjve me xhel janë monomere të metakrilatit. Ka shumë lloje të monomereve të metakrilatit, shumica e të cilave janë krejtësisht të sigurta për përdorim.

Megjithatë, një lloj i quajtur metakrilat metakrilat (MMA) nuk rekomandohet nga mjekët. Është mirë të shmangni MMA edhe nëse nuk jeni shtatzënë.

MMA mund të irritojë lëkurën tuaj, sytë dhe mushkëritë, dhe mund të shkaktojë reaksione alergjike. Ajo është ndaluar në shumë shtete në SHBA.

Megjithatë, disa qendra estetike ende përdorin produkte që përmbajnë MMA sepse është më e lirë sesa alternativa më e sigurt. Nëse dëshironi të bëni thonjtë me xhel, sigurohuni që të kontrolloni se cilat kimikate janë përdorur. Stafi i sallonit duhet t’ju tregojë për produktet e tyre.

Thonjtë me xhel lëshojnë pluhur kur aplikohen dhe ndërsa vendosen. Këto mund t’ju bëjnë të keni të përziera, sidomos nëse vuani nga të vjellat e mëngjesit. Sigurohuni që ambienti ku po i bëni thonjtë ka hapësirë të mjaftueshme për t’u ajrosur.

Gjatë shtatzënisë, lëkura juaj mund të bëhet më e ndjeshme. Kjo do të thotë se mund të keni më shumë gjasa të keni një reagim, ose të zhvilloni një infeksion bakterial rreth thonjve tuaj.

Për të hequr thonjtë me xhel përdoret aceton, i cili duhet të qëndrojë në kontakt me thonjtë për 20 minuta.