Pak javë më parë, sportisti i njohur olimpik ka treguar se ka humbur vajzën e tij të vogël në një aksident në pishinë.
Ky lajm nga skijatori Bode Miller ka shokuar shumë njerëz, të cilën kanë shprehur keqardhje sidomos për faktin se shumë fëmijë po mbyten kohët e fundit në këto aksidente që ndodhin shumë shpejtë.
Ai dhe gruaja e tij kanë dhënë një intervistë për një televizion të njohur amerikan, të cilët duan të bindin prindërit se duhet të jenë më të vëmendshëm me fëmijët e vegjël, pasi gjithçka ndodh brenda 30 sekondave, përcjell Gazeta Shneta.
“Unë mund të dëshmoj nga përvoja tashmë se sa shpejt ndodh dhe sa pabesueshmërisht qetë”, ka thënë Miller. “Thjesht ndodh, sapo të mbyllni e hapni sytë.”
Gruaja e tij Morgan më pas ka shtuar: “Një fëmijë me 13 kg mund të përmbytet në më pak se 30 sekonda. Dhe unë vazhdimisht po numëroj deri në 30 në kokën time. Veq kaq mu deshën për ta shpëtuar”.
“Dhe është shumë mirë q, si prindër, kur shkoni në shtëpinë e dikujt tjetër, ta vëzhgoni ambientin nëse është i sigurt për fëmijën”, ka paralajmëruar ajo.
Vajza 19-muajshe e cila kishte emrin Emeline, e njohur si Emmy, është gjetur e përmbytur në pishinën e fqinjëve të qiftit, të cilët po kalonin një fundajvë familjare më 19 qershor./gazetashneta
https://www.instagram.com/p/Bj5vogTFQnD/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control