Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Ai nuk do t’i kujtojë momentet me ty”, Arzu emocionon me rrëfimin për djalin

Jetë 28/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Esra Ronabar është ndër aktoret më të njohura në Turqi dhe numëron role të shumta në filma e seriale. Por me rolin e “Arzus” në serialin “Xhenet”, aktorja po merr famë edhe në Shqipëri e Kosovë.

Esra Ronabar është e martuar me aktorin Baris Falay të cilin e njihni të gjithë prej roleve në disa seriale që janë transmetuar në TV-të shqiptare.

Aktorët janë prindër të një djali 10 vjeç. Në një intervistë së fundmi Esra Ronabar ka rrëfyer se pas lindjes së djalit është bërë shumë e ndjeshme.

“Në vitet e para kur u bëra nënë, telefonoja nënën time dhe i thoja ‘Nënë më fal, tani të kuptoj shumë mirë’. Mëmësia më ka ndryshuar shumë. Nuk zemërohem si dikur, jam shumë e duruar. Të jesh prind është e vështirë, por unë e kam bërë djalin mik.

 

Me profesionin tim kam përfituar edhe në aspekte të tjera të jetës, sidomos me djalin tim. Krijojmë lojëra të reja, krijojmë karaktere të reja. Të gjithë mund ta bëjnë këtë. Unë punoj shumë, edhe me seriale, edhe në teatër. Për shkak se jam shumë e ngarkuar nuk mund të kujdesem për djalin aq sa dua.

Gjithë kohën time të lirë e kaloj me të. Kur punoja shumë, nëna më telefonoi dhe më tha: ‘Djali yt sot është 1 vjeç, nesër 5, 10. Ai nuk do t’i kujtojë momentet kur ishit me të’. Tani jam në një periudhë shumë të mirë të jetës time. Kam pranë fëmijën tim, familjen time, prindërit e mi janë gjallë.

Kjo duket normale, por për mua është e veçantë. Kur një person nuk ka humbur asgjë, çdo gjë duket në rregull. Për shembull jam sëmurur dhe pasi jam shëruar e kam kuptuar vlerën e shëndetit. Nëna ime dhe djali janë idhujt e mi”, është shprehur aktorja.

Artikulli paraprakSot protestojnë para Qeverisë specialistët e papunë të stomatologjisë
Artikulli i rradhës Lejleku i QKUK-së: Më shumë se 70 foshnje kanë lindur në Gjinekologji

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.