Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto probleme mendore mund t’i prekin fëmijët tuaj

Jetë 28/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Që të kujdeseni për shëndetin mendor të fëmijës tuaj ju duhet të informoheni se cilat probleme mendore mund të prekin atë:

Çrregullimi obsesiv-kompulsiv, i cili prek rreth 1% të fëmijëve të moshës 7 deri në 12 vjeç dhe mund t’i shoqërojë deri në moshë të rritur. Simptomat te të rriturit dhe fëmijët janë thuajse të njëjta. Obsesionet mund të përfshijnë frikën për vdekjen e njërit anëtar të familjes apo edhe të gjithë familjes, pa asnjë shkak të vërtetë.

Zakonisht te fëmijët mund të shfaqen simptoma të tilla si: larje e shpeshtë e duarve, pa ndonjë arsye, thjesht nga frika e vazhdueshme se mos sëmuren nga ndonjë mikrob. ADHD, e ndarë në dy grupe të rëndësishme, së pari vështirësi në përqendrim dhe së dyti hiperaktiviteti.

Vështirësitë në përqendrim nuk përfshihen në çrregullim të shëndetit mendor, por gjithsesi është një çrregullim që cenon vëmendjen e fëmijëve, dhe i pengon ata të përqendrohen për një kohë të gjatë. Fëmijët me këtë lloj çrregullimi duhet të trajtohen dhe individët që kujdesen për fëmijët, përfshi këtu mësuesit dhe prindërit, duhet të kuptojnë që disa sjellje të këtyre fëmijëve nuk janë thjesht si pasojë e moshës së tyre.

ADHD, me hiperaktivitet, kjo është një formë më e vështirë e ADHD-së, pasi në raste të tilla, fëmija në vend që të ulet apo të bëjë diçka, shndërrohet në një fëmijë ekstremisht aktiv.

Shenja kryesore dalluese e hiperaktivitetit është dëshira e vazhdueshme për të lëvizur, pra për mos të qëndruar në një vend edhe kur është i detyruar të qëndrojë në ambiente si shkolla. Mënyra më e mirë për t’i përballuar këta fëmijë është të jeni të durueshëm dhe t’i ofroni një ambient, i cili të mos i krijojë mundësi për t’i tërhequr vëmendjen.

Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Simptomat e ankthit të përgjithësuar janë: nervozizëm, mungesë dëshire për t’u relaksuar, ndjesi lodhjeje të vazhdueshme, vështirësi për t’u përqendruar dhe çrregullime të gjumit.

Artikulli paraprakJulian Deda tregon kuptimin e emrit të veçantë të vajzës
Artikulli i rradhës Kaq herë duhet t’i lani flokët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.