Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshilla si të bëheni prindër të suksesshëm

Jetë 30/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prindërimi nuk është destinacion, por udhëtim. Për çdo udhëtim ne duhet të përgatitemi. Pikërisht jemi ne ata të cilët duam që fëmijët të bëhen dikushi në të ardhmen.

Prindërit mund të modelojnë apo të trajnojnë fëmijët për të ndërvepruar me bashkëmoshatarët. Në një studim prindërit u kanë treguar fëmijëve strategji specifike për marrëdhëniet me bashkëmoshatarët.

Për shembull, prindërit iu treguan sesi të menaxhojnë konfliktet, apo sesi të bëhen më pak të turpshëm me të tjerët. Ata u inkurajuan të jenë tolerantë dhe të rezistojnë ndaj presionit të grupit.

Në një studim tjetër, prindërit që inicionin kontaktet me bashkëmoshatarët, kishin fëmijë që pranoheshin dhe pëlqeheshin më shumë. Një aspekt kyç në marrëdhëniet me bashkëmoshatarët është stili i jetës së prindërve dhe zgjedhjet që bëjnë.

Lagja, shkolla dhe shokët e vetë prindërve janë faktorë ndikues në përzgjedhjen e shokëve & shoqeve për fëmijët.

Një sërë teoricienësh argumentojnë se marrëdhëniet prind-fëmijë shërbejnë si bazë emocionale për të eksploruar dhe për të gëzuar marrëdhëniet me bashkëmoshatarët. Kur njerëzit bëhen prindër , para tyre paraqitet diçka e çuditshme, çka i bën ata të mos jenë të lumtur por të përfshirë në një rol që shpesh i nxjerr nga vetvetja duke i mveshur strategji të cilat mezi i mbart për ti bërë të tyret.

Ne mbetemi ashtu si kemi qënë dhe kur paraqitet një problem , duhet tentuar të gjendet zgjidhja e cila nuk dëmton askënd. Nuk ka as fitimtar e as humbës, çdo kush duhet ta ruaj personalitetin e vet. Me këtë nuk është se zhduken konfliktet por duke patur respekt dhe besim të ndërsjelltë, mund të shmangen shumë kriza emocionale.

Duke e kuptuar se si mendojnë dhe si ndihen fëmijët në faza të ndryshme, prindërit janë të përgatitur shumë më mirë për të reaguar ndaj situatave sfiduese në mënyrë pozitive dhe konstruktive.

Një mirëkuptim i tillë jep bazën për zgjidhjen e problemeve. Në vend të reagimit të thjeshtë në moment, ju mund të mendoni në lidhje me atë se çka do të thotë sjellja e fëmijës suaj dhe se ku do ta shpierë ajo sjellje atë.

Shpesh prindërit i keqinterpretojnë arsyet për sjelljen e fëmijëve në një mënyrë të caktuar. Kur mendojmë se ata po na sfidojnë apo se po mundohen të na nervozojnë, ne reagojmë me zemërim dhe ndëshkim.

Kur ne e kuptojmë se ata po bëjnë atë që kanë nevojë ta bëjnë në mënyrë që të kalojnë në fazën tjetër, ka më shumë të ngjarë që të përgjigjemi me informata dhe t’i mbështesim nevojat e tyre.

Mënyrat e krijimit të një rrjeti bashkëpunues me fëmijën tuaj

Kaloni kohë së bashku

– bëni aktivitete familjare; bisedoni me të për miqtë e tij; dëgjoni brengat dhe shqetësimet e tij; pranoni arritjet e tij; tregoni për sfidat me të cilat do të ballafaqohet në vitet e ardhshme dhe bëjani me dije se do të jeni aty për t’i ndihmuar; tregohuni të sinqertë me të; tregohuni të dashur me të; përpiquni t’i kuptoni ndjenjat të cilat qëndrojnë prapa sjelljeve të tij / saj

Ndërtoni vetëbesimin e tij

– ndihmojeni atë të zbulojë dhe të pëlqejë vetveten; inkurajoheni të besojë në aftësitë e tij; ndihmojeni të shohë anët e forta të tij/saj, si dhe karakteristikat e veçanta të vetvetes; Njihuni me shoqërinë e tij; lejojini ata të qëndrojnë në shtëpinë tuaj; takohuni me familjet e tyre; merrni pjesë në evenimente ku janë të përfshira ai dhe shoqëria e tij

Qëndroni afër tyre – por ruani distancën

– dijeni se ku është dhe me kënd është, por respektoni nevojat e tij në rritje për pavarësi dhe privatësi; tregoni se i besoni atij dhe se keni besim në të; përfshihuni në shkollën e tij; shkoni në evenimentet shkollore; njihni mësimdhënësit e tij; bisedoni me të për detyrat e shtëpisë dhe ofroni ndihmën tuaj; interesohuni për atë që ai është duke lexuar dhe diskutoni me të. /psikologjiadhesuksesi.com

Artikulli paraprakShteti ua merr fëmijët prindërve nëse nuk i mbrojnë nga varësia e telefonit
Artikulli i rradhës A guxoni t’i preni flokët në shtatzëni, mësoni cila është e vërteta

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.