Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E rëndë: Mbetjet spitalore përfundojnë te varrezat e qytetit

Lajme 08/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vetëm pak metra larg varrezave ku prehen trupat e pajetë të qytetarëve të Prishtinës, tash e disa vite “varrosen” mbetjet spitalore. Shiringa, gjilpëra dhe mbetje tjera patologjike nga operacionet që kryhen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, vazhdojnë të groposen afër varrezave të qytetit në Dragodan, në mungesë të një ligji të posaçëm që rregullon trajtimin e këtyre mbetjeve.

Tash e disa vite punëtorët e Kompanisë “Pastrimi”, i kanë shpeshtuar vizitat për në varrezat e qytetit. Disa herë gjatë vitit, ata e marrin rrugën drejt këtyre varrezave, për të “varrosur” mbetjet spitalore.

Grumbulli i shiringave, gjilpërave dhe mbetjeve të tjera patologjike që mbesin nga operacionet që kryhen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, groposen vetëm pak metra larg vendit ku prehen trupat e pajetë të qytetarëve të Prishtinës.

Këtë e kanë konfirmuar edhe në kompaninë që është angazhuar në SHSKUK’ja për të kryer këtë shërbim.

Zëdhënësja e Kompanisë “Pastrimi”, Arbnorë Ademi i ka thënë Gazetës Express se groposja e mbetjeve spitalore bëhet në varrezat e qytetit.

Ademi ka deklaruar se “Pastrimi”, e bën largimin dhe groposjen e këtyre mbeturinave me kërkesë të QKUK’së.

Deklaron se i gjithë procesi kryhet nën monitorimin e inspektorëve të MMPH’së. “Nuk ka ndonjë mënyre tjetër të asgjësimit të këtyre mbetjeve, dhe i gjithë procesi i bartjes se këtyre mbeturinave bëhet nën monitorimin e Inspeksionit të MMPH-së, në bazë të parametrave të caktuar nga ministria”, ka thënë Ademi.

Deklaron se kjo kompani e kryen këtë shërbim qe disa vite, derisa nuk ka treguar se kur është bërë groposja e fundit.

Tutje, Ademi ka thënë se është në finalizim caktimi i lokacionit nga Komuna e Prishtinës për trajtimin e këtyre mbeturinave.

“Kompania “Pastrimi”, bën largimin dhe groposjen e këtyre mbeturinave me kërkesë të QKUK-se, në bazë të nevojave të tyre njoftojnë kompaninë dhe bëhet largimi tyre nën monitorim të inspeksionit. Ky shërbim bëhet tash e disa vite. Po ashtu është në finalizim caktimi i lokacionit nga Komuna e Prishtinës për trajtimin e këtyre mbeturinave”, tha Ademi për Express.

Por, jo vetëm mbetjet spitalore tw QKUK’së groposen në varrezat e qytetit. “Kontribut” të madh për këtë japin edhe spitalet private, të cilat pa asnjë kontroll i hudhin të gjitha llojet e mbeturinave, përfshirë edhe ato infektive.

Mirëpo, hedhja në ambiente të hapura e këtyre mbeturinave të cilat sterilizohen nuk është e lejuar.

Së paku kështu deklarojnë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
‘’Nuk lejohet hedhja e mbeturinave te sterilizuara në ambiente të hapura, inspektimi i objekteve dhe pajisjeve në këto objekte bëhet nga Inspektorati mjedisor, ashtu siç inspektorati planifikon me planin vjetor të punës, po ashtu sipas nevojës, apo ftesave ata vizitojnë objektet dhe pajisjet për sterilizim”, thuhet në përgjigjet e kësaj ministrie.

E si zgjidhje për këtë problem po shihet shtimi i kapaciteteve . Aktualisht QKUK’ja posedon vetëm një Insenerator që sterilizon mbetjet medicinale infektuese.

Përgjegjësi për këtë Insenerator, Fadil Berisha ka thënë se kapaciteti i këtij mjeti është shumë i vogël për mbetjet e operacioneve. Derisa ka shpjeguar mënyrën se si sterilizohen mbetjet.

“Secila klinikë e bën ndarjen e tyre. I kemi pikat grumbulluese të veçanta, i mbyllim me dry dhe punëtorët i grumbullojnë dhe bëjnë bartjen dhe i bijnë këtu. Filon trajtimi i mbetjeve, 45 minuta zgjat cikli, sterilizohen ne 180 gradë në avull, dhe nuk janë më të dëmshme për ambientin dhe hudhen në kontejnerë, të cilët merren pastaj nga kompania “Pastrimi”, dhe dërgohen në deponi”, ka shpjeguar Berisha.

Ndërkohë, një sterilizator tjetër në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës është premtuar tash e disa vite nga Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë ministri, thonë se po punohet intensivisht që të shtohen kapacitetet infrastrukturore në kuadër të QKUK-së.

Derisa kanë thanë se Inseneratorët aktualisht janë të pranishëm në QKUK dhe në gjashtë Spitalet e Përgjithshme në gjithë Kosovën, me të cilat bëhet shkatërrimi i mbetjeve spitalore.

“Në lidhje me kërkesën konkrete të SHSKUK-së, Ministria e Shëndetësisë gjithmonë, dhe jo vetëm për këtë çështje, do të ofrojë mbështetjen e saj që Shërbimi Klinik dhe Universitar i Kosovës të shtoj kapacitetet e saj infrastrukturore, për çka ka investuar disa miliona euro vetëm vitin e fundit për modernizimin e këtij institucioni”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë.

Edhe Ministria e Mjedisit është treguar e gatshme të ndihmojë QKUK-në në këtë aspekt.

‘Sa i përket mbetjeve medicinale të QKUK-së ne si MMPH sipas kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë do të bashkëpunojmë dhe do të përkrahim këtë ministri në këtë drejtim’. Kur e kemi planifikuar dhe projektuar hapësirën/ objektin për sterilizatorin ekzistues e kemi paraparë edhe një vend për sterilizatorin e dytë , ashtu që QKUK të mund të rrisë kapacitetet nëse është e nevojshme’’

Në këtë ministri pohojnë se ka ndotje nga mbeturinat infektive për shkak se nuk ka një vend specifik për hedhjen dhe kontrollin e tyre. Edhe ambientalistët e kundërshtojnë kategorikisht groposjen duke thënë se rrezikon jetën e qytetarëve, pasi që këto mbetje lirojnë materie të rrezikshme pas groposjes.

Artikulli paraprakVazhdon skandali me barna, MSH vitin e kaluar bleu barna me çmim 300 për qind më shtrenjtë
Artikulli i rradhës Modelja shqiptare: Djali nuk më ka ngjarë aspak

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.