Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Modelja shqiptare: Djali nuk më ka ngjarë aspak

Jetë 08/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ajo është një modele shqiptare, e cila së fundmi është duke përjetuar emocionet më të bukura që mund të përjetojë një grua. Pikërisht atë të të bërit nënë.

Vivian Canaj, është nënë e një vogëlushi që e kanë quajtur Kristian. E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, modelja tha se mëmësia për të është gjëja më e bukur. Siç tregon ajo, momenti kur ka marrë në krahë djalin e saj e ka bërë të harrojë çdo dhimbje.

“Unë pata fatin të mos shtoja shumë në peshë, vetëm 10-11 kile, por i hoqa shpejt. Nuk jam në formën time më të mirë, por besoj se do e arrij. Unë e ushqej djalin me gji, ishte dëshira ime që para se të lindte. Jemi gjithë kohën bashkë dhe për mua është gjëja më e bukur.

Po mundohem ta shijoj si periudhë dhe jam shkëputur nga gjithçka. Dua që të paktën derisa të bëjë 3 vjeç, t’i përkushtohem maksimalisht. Nuk kam publikuar ende foto me fytyrën e tij, sepse ende është shumë i vogël. Unë zgjodha të bëj lindje natyrale dhe ia dola.

Doja që të përjetoja çdo gjë. Kur e kam mbajtur në krahë për herë të parë ka qenë momenti më i bukur i jetës time. Çdo dhimbje që kalova në atë moment u harrua. Ai ka dëshirë që çdo natë t’i bëjë mamit serenatë dhe ditën fle. Kam dy muaj që natën nuk fle fare.

Bashkëshorti më ndihmon shumë, është shumë i përkushtuar pas djalit. Djali është një miniaturë e bashkëshortit tim dhe s’ka asgjë nga unë”, tha Vivian./tvklan.al

Artikulli paraprakE rëndë: Mbetjet spitalore përfundojnë te varrezat e qytetit
Artikulli i rradhës Këto janë pesë ndryshimet kryesore që i ndodhin trupit tuaj pas lindjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.