Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja cilat gra rrezikojnë të lindin fëmijë të sëmurë

Jetë 10/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmijët e lindur nga nënat me artrit reumatoid mund të kenë shanset më të larta se mesatarja për zhvillimin e epilepsisë. Sipas një studimi të ri fëmijët e lindur nga nënat me artrit reumatoid ishin 1/3 më të rrezikuar për t’u prekur nga epilepsia nga mosha 4 vjeç, sesa fëmijët e tjerë.

Në një studim të rreth 2 milionë fëmijëve, shumica e tyre të lindur nga nëna me artrit reumatoid nuk kishin zhvilluar epilepsi, tha studiuesi Ane Lilleore Rom, nga Spitali Universitar i Kopenhagen, Danimarkë.

Megjithatë, u konstatua se kur një grua ka artrit reumatoid në shtatzëni, kushtet në mitër mund të bëjnë që truri i fetusit të jetë më i prekshëm nga epilepsia në vitet e mëvonshme.

Artriti reumatoid është një sëmundje autoimune, në të cilën sistemi imunitar gabimisht krijon antitrupa që sulmojnë nyjet dhe kyçet. Epilepsia nga ana tjetër është një çrregullim që shkaktohet nga ndërprerje të funksioneve të trurit. Në teori, faktorët autoimunë në barkun e nënës, të tillë si antitrupa që vetësulmojnë, mund të bëjnë që këta fëmijë të jenë të prirur për t’u prekur nga epilesia.

Gjetjet janë të bazuara në të dhënat shëndetësore të më shumë se 1.9 milionë fëmijëve danezë. Fëmijët kanë lindur në periudhën 1977 – 2008. Afërsisht 13,500 kishin nënën me artrit reumatoid. Rreth 6,300 kishin babin me sëmundjen.

Në Shtetet e Bashkuara, rreth 2.2 milion njerëz kanë epilepsi. Për fëmijët, një lëndim në kokë, kushte të caktuara të lindura, ose infeksione të trurit mund të çojnë në zhvillimin e sëmundjes. Në rastet kur nuk ka shkak të qartë, është menduar se faktorët gjenetikë mund të luajnë një rol.

Megjithatë, studiuesit theksuan se duhen më shumë studime mjekësore që të vërtetojnë lidhjen epilepsisë tek fëmijët e nënave me artrit reumatoid.

Artikulli paraprakKjo është sfida më e madhe e një shtatzëne
Artikulli i rradhës Trajtimi i gogësimes tek bebet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.