Kanceri i lëkurës është një nga llojet e kancerit më të zakonshme dhe përgjithësisht pjesa më e madhe e tyre shfaqet nga rrezet e diellit pasi nuk aplikoni kremin me faktor mbrojtës SPF.
Gjithashtu është fakt se në 15 vitet e ardhshme ky kancer do të rritet ndjeshëm për shkak të ndryshime klimatike. Mirëpo ky kancer sa më shpejtë të kapet në kohë aq me i kurueshëm është. Madje janë dermatologët që mund ta kurojnë këtë kancer në 90 % të rasteve.
Mbrojtja më e mirë nga kanceri i lëkurës është të shmangni ekspozimin e gjatë në diell si dhe të përdorni kremin mbrojtës SPF. Ja disa nga arsyet se kush është më i rrezikuar dhe nga se shkaktohet kanceri i lëkurës:
-Keni pasur një anëtar të familjes me kancer. -Lëkurë me ngjyrë të çelët, sidomos njerëzit me okë të kuq -Marrja e trajtimeve me rreze X për arsye të ndryshme. -Sëmundje që dobësojnë imunitetin.
-Djegie ose plagë nga rrezet UV. -Pirja e cigareve.
Tani që e dini se çfarë mund të shkaktojë këtë sëmundje, si ta dalloni atë? -Nishanet ne formë të çrregullt -Nishane që bëhen të errët ose ndryshojnë ngjyrë -Nishanet që janë zmadhuar në përmasa -Nishanet që rrjedhin gjak ose dhëmbin
-Të nxira tek këmbët që nuk largohen -Plagë që nuk mbyllen -Njolla kafe apo të zeza në thonjtë tuaj -Lëkurë me luspa dhe të acaruar pa arsye.