Lindi pak kohë më parë. Por, kjo gjë nuk po e pengon fare këngëtaren Adelina Tahiri që të jetë ‘in’ me daljet e saj.
E, ajo vazhdimisht po poston fotografi në rrjete sociale për të treguar se i është kthyer normalitetit në jetën e saj pas 9 muajsh shtatzëni.
Adelina së fundmi ka postuar dy fotografi në rrjete sociale, ku shihet me trupin e saj shumë në formë, duke dëshmuar se ka punuar shumë pas lindjes për t’u rikthyer në gjendjen si ka qenë.
Ajo po ashtu shihet e veshur me shumë stil dhe klasë, duke qenë se rrobat që mban veshur kushtojnë shumë shtrenjtë.
Ndryshe, Adelina është martuar me një biznesmen maqedonas i cili është 50-vjeçar dhe kanë një djalë së bashku.