‘Të dua shumë’ janë fjalët në shqip me të cilat bashkëshorti ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen Almedës.
Almeda Abazi ka festuar më 13 shkurt ditëlindjen e njëkohësisht edhe një vjetorin e martesës me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman.
Ajo sot ka publikuar një fotografi nga festa, ndërsa ajo që vërehet është se aktori i ka shkruar bashkëshortes së tij edhe në shqip, fjalët ‘Të dua shumë’, përcjell Express.
Almeda po kalon muajin e saj të fundit të shtatzënisë nga martesa me aktorin e famshëm turk.
Ajo është në pritje të një djali. Kjo është shtatzënia e parë e Almedës dhe ajo tanimë mezi po e pret ‘momentin e artë’ të lindjes së fëmijës.