Momentet e para të jetës së foshnjës kërkojnë përkujdesje shumë më të veçantë. Foshnja ka nevojën më të madhe për kujdesin dhe vëmendjen e drejtpërdrejtë të nënës veçanërisht në periudhën simbiotike.
Shpesh herë nënat i bëjnë një million pyetje vetes në lidhje me rritjen sa më të shëndetshme të të vegjëlve të tyre. Një kollitje apo edhe një e qarë e zëshme e foshnjës ngrehin alarm urgjence tek prindërit.
Ushqyerja e bebes luan rol të rëndësishëm në rritjen sa më të shëndetshme të tyre. Disa nëna për shkaqe të ndryshme nuk mund ta ushqejnë fëmijën e tyre me qumësht gjiri, andaj drejtohen tek qumështi me formulë.
Por, pediatri Sami Shala nga ‘’Human Care’’, thotë se preferohet ushqyerja me gji për shkak të vlerave ushqyese që i posedon.
‘’Secila nënë ka qumësht gjiri, janë disa raste tepër të rralla të cilat nuk kanë mundësi t’i ushqejnë me gji. Për shkak se qumështi i gjirit është i pazëvendësueshëm, i këshilloj të gjitha nënat që ta përdorin këtë lloj të të ushqyerit’’, përfundon Shala për Gazetë Observer.
Edhe ngërçet janë ndër shqetësimet më të mëdha të prindërve. Se si duhet të përkujdesen nënat gjatë atyre rasteve dhe për shumë gjëra tjera ndiqeni intervistën me këshillat e duhura nga pediatri:




