Mbrëmjen e kaluar, në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” preku zemrat e publikut historia e 41-vjeçarit nga Divjaka, Esmeraldit, i cili kërkoi publikisht nënën e tij biologjike.
E ëma e kishte braktisur në jetimoren e Shkodrës për shkak të një historie të pamundur dashurie, pasi djali me të cilin ishte dashuruar ishte i një tjetër besimi fetar.
Pasi e kishte lënë në jetimore, Esmeraldin e kishte birësuar një familje nga Shijaku, ku ishte rritur plot dashuri dhe nuk i kishte munguar asgjë.
Megjithatë, pasi u martua, prindërit i treguan Esmeraldit të vërtetën e birësimit dhe vetëm pas vd.ekjes së prindërve, ai mori guximin të kërkojë nënën e tij biologjike.
Pas 41 vitesh, Esmeraldi takoi për herë të parë në studio nënën që e kishte lindur, e cila kishte ardhur nga Selaniku për të parë se kush e kishte ftuar.
Familjarët dhe të ftuarit në studio u përlotën nga takimi prekës i nënës me të birin dhe nëna e tij biologjike, Lula, i kërkoi falje publikisht Esmeraldit që e kishte braktisur.