Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pakujdesia e nënës gati sa nuk e la të paralizuar vajzën 4-vjeçare

Jetë 27/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jemi përpara fillimit të sezonit shkollor dhe ashtu siç ndodh gjithmonë, prindërit dynden drejt dyqaneve e qendrave tregtare për të blerë mjete shkollore, veshje dhe këpucë për të vegjlit e tyre.

Megjithatë pasi të lexoni historinë e mëposhtme, ndoshta do të mendoheni dy herë përpara se t’i kërkoni fëmijës të provojë këpucë ose sandale pa veshur çorape.

26-vjeçarja Jodie Thomas, mama e tre fëmijëve, kishte dalë në një qendër tregtare në Cardiff, kryeqyteti uellsian, për t’i blerë këpucë të bijës 4-vjeçare Sienna Rassul, por pa ditur se kjo gjë do t’u ndryshonte jetën të dyjave. Pasi kishin provuar modele të ndryshme, mamaja kishte zgjedhur t’i mbathte një palë që kishte parë në vitrinën e një dyqani.

Në të gjitha rastet Sienna kishte provuar këpucët këmbëzbathur, një zakon shumë i përhapur tek të gjithë, por që asaj do t’i kushtonte shëndetin duke rrezikuar të kalonte në arrest kardiak. Të nesërmen vajza 4-vjeçare do të dërgohej me urgjencë në spital pasi kishte temperaturë, fryrje të këmbës dhe takikardi.

Pas diagnostikimeve të para, mjekët do të arrinin në konkluzionin se Sienna ishte prekur nga SEPSIS. Sepsis është një infeksion i rëndë, i shkaktuar nga baktere dhe toksinat e tyre, të cilat futen nëpërmjet plagëve apo nga infeksionet lokale në trup dhe shpërndahen në gjithë gjakun. Manifestohet me ethe, temperaturë, hiperventilim, lëkurë të thatë, skuqje të lëkurës dhe takikardi.

Por ajo që do të habiste të gjithë, ishte se vajza e kishte marrë këtë sëmundje nga bakteret e këpucëve që kishte provuar, të cilat kishin infektuar më pas gërvishtjen e lehtë që kishte poshtë këmbës dhe më pas gjithë trupin./living

Artikulli paraprakSa duhet të jetë pesha e çantës së shkollës që të mos lëndoj shtyllën kurrizore
Artikulli i rradhës Mjeku tregon gjendjen shëndetësore të Kurtit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.