Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gruaja bëri 17 aborte në 6 vjet, gjinekologët e lutën të mos i bënte

Jetë 27/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një 27-vjeçare rrezikon të mos bëjë dot më fëmijë, pasi bëri 17 aborte në harkun kohor prej 6 vjetësh. Doktorët thonë se e reja, e quajur Xiao Ju, mund të jetë tashmë sterile, pasi mitra e saj është dëmtuar tej mase për shkak të procedurave të shumta.

Zhao Qin, drejtuesja e Gjinekologjisë në Spitalin Shiyan të Kinës, tha se iu ishte lutur 27-vjeçares ta mbante fëmijën, pasi mund të ishte shansi i fundit që ajo kishte për të pasur një fëmijë.

Por e reja kishte insistuar që të kryente abort, duke mos i dhënë mundësi tjetër Zhaos dhe kolegëve të saj, të cilët kryen abortin e 17 tek pacientja në fjalë, në vetëm 6 vjet.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, Xiao Ju e bëri abortin e parë kur ishte 21-vjeçe, viti kur ishte lidhur me të dashurin aktual, me të cilin nuk përdorte masa mbrojtëse.

Që prej asaj kohe, mjekët thonë se ajo është shndërruar në një paciente të rregullt në Departamentin e Gjinekologjisë duke bërë mesatarisht 3 aborte në vit. Mjekja Zhao e kuptoi gjendjen e rënduar të Xiao Ju, gjatë kohës që e ekzaminoi atë për herë të fundit.

Pavarësisht paralajmërimit të mjekëve se aborti i 17 rrezikonte që ta linte atë pa fëmijë gjatë gjithë jetës, ajo u tha se nuk kishte në plan të martohej dhe nuk kishte aftësinë për të rritur një fëmijë. /tvklan

Artikulli paraprakGjiko e merr përsipër ta ushqej Zërin e posalindur
Artikulli i rradhës Sa herë duhet të ndërroni anë kur ushqeni foshnjën me gji

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.