Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vajza ime, ti akoma s’ke lindur, e unë të dua!

Jetë 01/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“E dashur vajza ime,

…unë tani jam student, ti s’ke ardhur ende në botë dhe as që e njoh njeriun që do të jetë nëna jote. Arsyeja pse po të shkruaj është fakti që bota ka qenë deri sot shumë e ashpër me vajzat.

Por ti mos u frikëso të vish! Dhe nëse vjen, unë do të ec nëpër zjarr dhe do të bëj që ti të mos e ndjesh të nxehtit. Do të më shohësh duke të rritur po njësoj siç do ta shohësh nënën tënde. Do të të rrisim po njësoj si vëllain tënd. Jo ”pink për ty, kaltër për atë”, por, ”të gjitha ngjyrat për të dy”. Sepse, t’i kufizosh ngjyrat, do të thotë t’i kufizosh botërat, vajzë!

E dashur, babi yt do të mundohet të bëhet muzika e valles tënde, por, pa ta imponuar ritmin: atë do e zgjedhësh vetë.

Më shumë informata për komplikimet e shtatzënisë mund t’i gjeni KËTU.

Babi yt do t’i shohë vizatimet tua, do t’i lexojë vjershat tua, dhe nuk do të t’i këpusë krahët duke ta treguar vetëm një rrugë, por do të t’i rrisë krahët që ti ta zgjedhësh rrugën tënde.

E dashur, babi yt shkruan libra, por nuk do ta shkruajë librin e jetës tënde, atë do ta shkruash vetë dhe babi do ta dojë më shumë se librat e tij.

Në qoftë se unë e pres ardhjen tënde në botë, uroj që ti ta presësh ikjen time nga bota dhe, nëse veç të t’i hap rrugët kam arritur: mos më vajto!

Babi nuk ta mëson alfabetin e abetares që t’i lexosh librat e tij, por të njofton me alfabetin e botës, që ta lexosh botën në sy dhe jetën në det. Jo në detin e kufizuar që ndotet pikërisht prej atyre që thonë se po e ruajnë, por në detin e madh ku ti mund ta shohësh edhe ujin e ndotur, edhe të pastërtin.

Fort e dashur vajza ime, të siguroj që do të luftoj me krejt planetin që ti të mos ndjesh turp për gjininë tënde dhe trupin tënd. Të siguroj se mënyra sesi të sheh babi, nuk do të varet kurrë nga organet tua.

Dhe krejt në fund, të siguroj se ti, e dashur vajza ime, je shumë më e shtrenjtë për mua sesa moralistët idiotë që tentojnë të na tregojnë ”ç’është e mirë” dhe ”ç’është e keqe”. Për mua nuk do të jesh ”nderi i familjes” duke qenë e turpshme. Për mua je nderi im dhe i nënës tënde, e në radhë të parë i vetes, duke qenë plotësisht vetvetja. Jo me moralin tim, por me moralin tënd. Të dua pafundësisht, Babai yt.”

Artikulli paraprakShteti që do t’i paguaj gjyshet që kujdesen për nipat dhe mbesat
Artikulli i rradhës Punët e shtëpisë dëmtojnë gruan njësoj si të tymosë 20 cigare në ditë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.