Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati Farmaceutik kap rreth 400 kg barna në të zezën, shumica nga Serbia

Lajme 05/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë ka kapur rreth 400 kilogram barna në të zezën në nëntë barnatore private në disa komuna të Kosovës. Shumica e këtyre barnave kanë qenë me banderola të Serbisë, ka konfirmuar drejtori i IF-së Dr. Shaban Osmanaj

Rreth dy javë më parë Inspektorati Farmaceutik nisi një aksion në disa komuna të Kosovës pas disa informacioneve për shitje të barnave në të zezën dhe në barnatore të palicencuara. Drejtori i Inspektoratit, Dr. Shaban Osmanaj, ka bërë të ditur se inspektimet janë kryer në Pejë, Krushë të Madhe, Gjilan, Prishtinë dhe Rrogoqicë, shkruan Gazeta Shneta.

“Në të gjitha rastet subjektet në fjalë kanë qenë pa licencë. Në Krushë të Madhe është gjetur një ordinancë gjinekologjike e cila licëncën e punës e ka shfrytëzuar edhe për shitjen e barnave në një hapësirë tjetër. Në të gjitha rastet është bërë regjistrimi i produkteve dhe është bërë konfiskimi ku janë qindra lloje të barnave me rreth 400 kilogram”, ka deklaruar Osmanaj.

Ai ka konfirmuar se shumica e barnave kanë qenë me banderola të Serbisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Turqisë e të tjera. Osmanaj ka thënë se për të gjitha rastet janë njoftuar rajonet përkatëse të Policisë. Këta të fundit në Rroqoqicë kanë arrestuar një person dhe aktualisht është nën hetime.

Osmanaj bën të ditur se përveç barnave me banderola të vendeve të huaja, janë konfiskuar edhe barna me banderola të Kosovës të cilat janë gjetur në barnatore të palicencuara. Ai iu ka bërë thirrje depove farmaceutike që të mos iu shesin barna barnatoreve që s’janë të licencuara, në të kundërtën do të përballen me gjoba.

“Janë gjetur barna me banderola të Kosovës në barnatore të pa licencuara dhe kjo është e kundërligjshme edhe për furnizuesit të cilët nuk kanë të drejt t’iu shesin barna subjekteve të palicencuara. Prandaj ju bëj thirrje të gjithë qarkulluesve me shumicë që nuk kanë të drejtë të furnizojnë asnjë qarkullues me pakicë nëse ata nuk kanë licencë pune. Ndryshe do të merren masa ndaj këtyre depove”, ka deklaruar Osmanaj.

Kryeinspektori tha se këtyre subjekteve iu është ndaluar puna, ndërsa për të gjitha rastet është njoftuar edhe Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëto janë ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni kur jeni me cikël
Artikulli i rradhës Kosova anëtarësohet në organizatën më të madhe të studentëve të mjekësisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.