Mjekët venë alarmin se kanceri i lëkurës po prek edhe të rinjtë. Askush nuk është i mbrojtur nga melanoma, por mjekët thonë se ajo mund të parandalohet duke filluar me një vetëkontroll.
Nishanët nuk duhen prekur. Ky koncept megjithëse i gabuar vijon të jetë pjesë e mentalitetit të shqiptarëve duke u kthyer në origjinë të shfaqjes së kancerit të lëkurës në formën më të rëndë të tij. Specialistët tregojnë se rastet e personave të prekur nga kjo sëmundje po vijnë gjithnjë e në rritje.
Statistikat e sakta në vendin tonë mungojnë, por mjekët venë alarmin se kanceri i lëkurës po prek edhe të rinjtë. Askush nuk është i mbrojtur nga melanoma, por mjekët thonë se ajo mund të parandalohet duke filluar me një vetëkontroll. Djegia nga dielli është një ndër shkaktarët kryesorë të melanomës prandaj specialistët na rekomandojnë kujdes ndaj tij.
Aq më tepër personat më të rrezikuar nga ky kancer si ata me ngjyrë të çelur lëkure apo që kanë histori familjare me melanomë. Gjithashtu mjekët rekomandojnë shmangien e solarëve për nxirje artificial të lëkurës, pasi ato i konsiderojnë makineritë e kancerit.
Dy llojet e kancerit në lëkurë
Ka 2 lloje kryesore të kancerit në lëkurë, të cilat prekin pjesën me të madhe të njerëzve: Tumori kanceroz në qelizën themelore është më i përhapur që prek qelizat që ndodhen në shtresën e parë të lëkurës. Është një kancer që nuk përparon shpejt dhe nuk përhapet në pjesët e tjerat të trupit.
Lloji i dytë përfshin gjithashtu një qelizë në shtresën e parë të lëkurës dhe quhet squamous dhe gjithashtu nuk përbën shumë rrezik. Melanoma është sëmundja më me rrezik pasi prek qelizat të cilat prodhojnë ngjyrën e lëkurës dhe nëse nuk merr mjekimin e duhur në kohën e duhur prek mushkëritë, mëlçinë dhe trurin.
Mjekët këshillojnë njerëzit të vërejnë ndryshimet në poret e lëkurës që mund të ndryshojnë në nishane, në madhësi, në formë. Kurimi i këtij kanceri varet nga lloji dhe nëse ai është përhapur apo jo.