Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A shkakton autizëm vaksina kundër fruthit, studimi i ri jep përgjigjen përfundimtare

Jetë 06/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka konfirmuar se nuk ka asnjë lidhje mes autizmit dhe vaksinës MPR, kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.

Hulumtimi i botuar në revistën shkencore, “Annals of internal Medicine”, të Kolegjit Amerikan të Mjekëve, del në përfundimin se vaksina MMR nuk ishte e lidhur me autizmin dhe rreziku për autizëm në grupin e fëmijëve të vaksinuar ishte i njëjtë me atë të fëmijëve të pavaksinuar.

Pjesë e studimit, ishin 657 461 fëmijë të lindur në Danimarkë nga 1 janari i viti 1999 deri më 31 dhjetor 2010.

Puna e kryer bazohej në 6.517 raste autizmi në mesin e fëmijëve të përfshirë në studimin që tregoi se nuk kishte asnjë lidhje midis moshës së fëmijës në kohën e vaksinimit ose kohën që nga vaksinimi dhe zhvillimi i autizmit.

Megjithatë bindja e rreme që ka ushqyer me vite paragjykimet kundër vaksinave, është e vështirë të largohet. Sipas hulumtuesve, hipotezat e përhapura nga skeptikët rreth vaksinave kanë ndikuar në besimin e qytetarëve ndaj tyre.

Dyshimet lindën në vitin 1998 nga një studim i kryer nga gastroenterologu Andreë Ëakefield, ku raportohej se nga 12 fëmijë me vonesë zhvillimi, 8 prej tyre u diagnostikuan me autizëm brenda 4 javëve që nga marrja e vaksinës së fruthit, shytave dhe rubeolës.

Përkundër kufizimeve të konsiderueshme, studimi që më vonë u tërhoq, bëri jehonë të gjerë dhe pretendimet e botuara kontribuan në dëmtimin e besimit në sigurinë e vaksinës MMR, duke cuar në një rënie të shpejtë të normave të vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera.

Që nga publikimi i raportit të Wakefield dhe pavarësisht shumë studimeve të mëvonshme që nuk kanë gjetur lidhje mes vaksinës MMR dhe autizmit,  shqetësimet publike lidhur me një lidhje potenciale ndërmjet vaksinës dhe zhvillimit të autizmit kanë vazhduar.

Por hulumtuesit e studimit më të fundit të bazuar në një popullatë jo të seleksionuar të fëmijëve danezë në mbarë vendin, thonë se nuk kanë gjetur asnjë bazë mbështetëse për hipotezën e rritjes së rrezikut të autizmit, pas vaksinimit.

Vetëm pak ditë më parë UNICEF paralajmëronte se rastet e fruthit ishin rritur në nivele alarmante në të gjithë botën, duke u përhapur mes fëmijëve të pavaksinuar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, hezitimi për vaksinat, është një nga 10 kërcënimet më të mëdha shëndetësore globale. /oranews

Artikulli paraprakNdalimi i punës në spitale private, reagon Ministria e Shëndetësisë
Artikulli i rradhës Alketa: Ja pse kurrë nuk postojë foto me fëmijët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.