Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pritet dënimi i shkencëtarit që ndryshoi gjenet e vajzave binjake

Jetë 07/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kina raporton se shkencëtari, që pretendoi krijimin e foshnjave të para në botë me gjene të modifikuara, ka vepruar në mënyrë të paligjshme për të fituar famë dhe pasuri.

Pretendimi i He Jiankui se ndryshoi gjenet e vajzave binjake në mënyrë që ato të mos merrnin virusin HIV u prit me skepticizëm dhe zemërim. Hetuesit thonë se shkencëtari përballet me një dënim të rëndë për shkak të veprimit të tij dhe për falsifikim dokumentesh.

Jiankui, i cili thuhet se është në arrest shtëpiak, mbrojti punën e tij. Në nëntor, në një samit në Hong Kong, ai tha se ishte krenar për modifikimin e gjeneve, një praktikë e ndaluar në shumicën e vendeve, përfshirë Kinën.

Puna e tij u prit me zemërim nga qindra shkencëtarë kinezë dhe ndërkombëtarë, që thanë se aplikimi i modifikimit të gjeneve në embrionet njerëzore për qëllime riprodhuese ishte jo etike.

Pretendimet e He nuk janë verifikuar por hetuesit konfirmuan të hënën se puna e tij rezultoi me lindjen e foshnjave binjake dhe se një grua tjetër është aktualisht shtatzënë. Hetuesit nga qeveria provinciale Guangdong thanë se mjeku kishte përdorur financat e veta, duke shmangur qëllimisht mbikëqyrjen.

Gjithashtu raportohet se përdori teknologji me nivel sigurie të dyshimtë për të kryer modifikimin e embrionit të njeriut. Hetuesit konfirmuan Jiankui përfshiu tetë çifte në eksperimentin e tij, duke rezultuar në dy shtatzëni.

Ata shtuan se binjaket me emrat Lulu dhe Nana lindën në nëntor dhe janë nën mbikëqyrje mjekësore. Që pas njoftimit të shkencëtarit për eksperimentin e tij, thuhet se është vënë nën arrest shtëpiak në Shenzhen.

Artikulli paraprakShkenca konfirmon se gratë i përballojnë më shumë dhimbjet sesa burrat
Artikulli i rradhës Pse nënat duhet të kenë kujdes kur i puthin bebet në buzë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.