Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse nënat duhet të kenë kujdes kur i puthin bebet në buzë

Jetë 07/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fëmijët janë shumë të dashur dhe të parezistueshëm. Por sa herë që shihni një fëmijë, edhe kur është yni, është shumë e rrezikshme ta prekni me duar të pista apo ta puthni, duke qenë se të rriturit kanë qindra baktere, viruse të rrezikshme dhe infeksionet ndaj të cilave po e ekspozojmë fëmijën, janë të panumërta.

Është e vërtetë që ka rëndësi ta ekspozojmë tek disa lloje papastërtish për të gjeneruar mbrojtjen e imunitetit, por kjo  vlen për fëmijët më të mëdhenj. Në të vërtetë, ka patur raste në të cilat fëmijët kanë vdekur për shkak të meningjitit, pasi i ka puthur dikush që kishte marrë të ftohtë.

Tani, lajmi për një fëmijë që ka kaluar katër ditë në spital pasi ka marrë herpes-in nga e ashtuquajtura “puthja e vdekjes” është bërë virale. Prindërit e tij kishin vënë re njolla të vogla të kuqe mbi gjoks dhe mbi krahë, por mjekët nuk e kishin bërë alarmante situatën.

Ose, të paktën, nuk u konsiderua alarmante deri në tentativën e tretë që bënë prindërit duke e çuar në spital.

Situate u kthye në një makth të vërtetë gjatë kohës që gjendja e Kalo përkeqësohej dhe rezultati doli pozitiv ndaj testit të virusit të Herpes-it, për të cilin mjekët mendojnë se vogëlushi e ka marrë nga dikush që e ka puthur dhe ka qenë i infektuar me këtë virus.

Fëmija kishte nevojë për trajtim intensive me antibiotikë, me anë të injeksioneve. Babai i tij, Andy Griggs, rrëfeu se Kalo ka patur problem në të ngrënë disa ditë para se të dilte diagnoza e saktë, gjë që ka shqetësuar prindërit.

Të puthësh fëmijët në buzë dhe të ndash më pas fotot është një mënyrë shumë e përhapur për t’i ngjitur atyre virusin e Herpes-it, duke qenë se ky virus transmetohet përmes pështymës.

Për gratë është diçka shumë e zakonshme të kenë herpes, por nuk e vënë re një gjë të tillë, për shkak të siptomave të lehta apo të padukshme. Virusi mund të jetë i fshehur për periudha të gjata para se të shkaktojë dëme të dukshme, apo të riaktivizohet pas një periudhe stresuese nga ana emotive apo të lodhshme nga ana fizike.

Në rastin e “HSV-1”, apo “herpes-t oral”, infeksioni zakonisht verifikohet përmes kontaktit të zonës së infektuar të njeriut në moshë të pjekur me lëkurën  e trupit të fëmijëve, në një zonë të caktuar siç mund të jenë sytë ose goja. Kjo mund të ndodhë nëse dikush, i cili ka marrë të ftohtë, puth fëmijën, apo, gjë që ndodh më rrallë, nëse personi prek një ulcer të gojës së tij e më pas me të njëjtën dorë, prek fëmijën. /oranews

Artikulli paraprakPritet dënimi i shkencëtarit që ndryshoi gjenet e vajzave binjake
Artikulli i rradhës Aksidenti në Gjilan, Dr. Nysret Hajrullahu konfirmon vdekjen e një personi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.