Kirurgu shqiptar Gezim Xhepa ka shprehur indinjatën e tij pas rrahjes së dermatologut në Lezhë nga një familjar i pacientit.
Xhepa ka propozuar që të bojkotohet puna për një javë në gjith vendin, në mënyrë që shteti dhe populli të mësojnë njëherë e mirë se sa e rëndësishme është bluza e bardhë.
“Mirë të na bëhet si mender mjekë që jemi… Të na rahin e të na vrasin, kur nuk kemi kurajo t’i tregojmë shtetit dhe këtij populli që vjell lartë dhe poshtë vrerë në komente se kush jemi…!!! Një javë blackout shëndetësor do i mësonte këtij shteti dhe këtij populli se pse është e shenjtë bluza e bardhë…!!! Me një javë kolegë do të edukoni vrerëvjellësit e këtij populli që ndahen në dysh për Lulin dhe Ramën, por që janë në unison kundër nesh, edhe pse u falim jetë…!!!!”, ka shkruar Xhepa. /Gazeta Shneta/



