Diellza Kolgeci shumë shpejt pritet që të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo, bashkë me basketbollistin Fisnik Rugova, pritet që të presin në jetë një vajzë, derisa Diellza ka vazhduar që të sjell fotografi të ndryshme në rrjetet sociale gjatë muajve të shtatzënisë.
Por, fotografitë e fundit janë fotografi profesionale dhe bukuroshja kosovare ka njoftuar se veshjet janë pjesë e një koleksioni për veshje të femrave të punuar nga kreatorja, Besë.

“Fondet e mbledhura nga shitja e këtij koleksioni do të financojnë programet të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë, si: blerja e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, zhvillimi i sistemit të referimit neonatal dhe zhvillimi i qendrave informuese për shëndetin e gruas “Klasat për Nëna”, ka shkruar Diellza në Facebook.
Kjo është shtatzënia e parë e super-modeles nga Kosova.





