Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi javor: Për dikë ka fatkeqësi, për dikë fatmirësi

Jetë 10/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi – Këtë javë ju të shenjës së dashit përpiquni të bëni kujdes me financat, pasi shpenzimet e tepërta nuk janë të këshillueshme. Këtë javë nuk do të jeni me humor të mirë dhe gjithashtu do të ndiheni pesimist. Këto ndjesi do t’i keni për shkak të ndryshimeve që po ndodhin në jetën tuaj. Kujdes me personat që do takoni gjatë kësaj jave, mund të keni debate dhe konflikte.

Demi
Nëse jeni të lindur në shenjën e Demit, kjo javë për ju do të jetë e mbushur me ndryshime, pse do të përballeni me një eksperiencë të re shumë të fortë. Bëni kujdes pasi këto mund të jenë ditët kur lidhjet personale apo planeve të punës mund t’u vijë fundi. Gjatë kësaj jave gjithashtu mund të përballeni me probleme ankthi apo shqetësime të tjera shëndetësore. Përpiquni të jeni më të kujdesshëm për shëndetin. Do ishte mirë të bënit një udhëtim për t’u qetësuar dhe sqaruar situatat e ndodhura me veten tuaj.

Binjakët
Kjo javë do të afektojë familjen tuaj për të gjithë ju të lindurit në shenjën e binjakëve. Do të keni konflikte me familjarët dhe për këtë arsye nuk do të kaloni një javë të qetë. Beqarët janë gati të nisin një histori të re dashurie, ndoshta mund të marrin edhe një dhuratë. Kjo javë paraqitet e mirë në spektrin profesional, pasi mund t’iu paraqiten oferta të reja pune.

Gaforrja
Këtë javë ju të shenjës së gaforres do të keni zhvillime sa i përket familjes. Do të prisni lajme nga disa çështje familjare që ju kanë shqetësuar. Kujdes me lidhjet e reja, nuk është momenti për të nisur diçka të tillë. Bëni kujdes sa i përket sherreve të shumta që mund të keni me bashkëpunëtorë në punën tuaj. Tensionet dhe streset janë të paevitueshme.

Luani
Këtë javë ju të shenjës së luanit do të surprizoheni sa i përket anës financiare. Dikush do t’iu bëj një ofertë së cilës nuk mund t’i rezistoni. Me partnerin çdo gjë do të shkojë mirë këtë javë, madje pritet të kaloni edhe një fundjavë romantike. Bëni kujdes me alergjitë dhe përpiquni të bëni një udhëtim për të çliruar veten nga streset.

Virgjëresha
Këtë javë pritet të bëni shumë premtime për familjarët tuaj ju të lindurit në shenjën e virgjëreshës. Kjo javë pritet të jetë e mbushur me udhëtime për ju, ku do të argëtoheni dhe kaloni streset. Dikush ka vendosur t’iu bëjë një dhuratë,e cila do t’iu pëlqejë shumë. Kujdes me alergjitë këtë periudhë.

Peshorja
Bëni kujdes këtë javë ju të shenjës së Peshores pasi do të merrni përsipër shumë detyra. Kjo javë pritet të sjellë tensione dhe do ndjeni presion në gjërat që jeni duke bërë. Do të keni disa biseda interesante me persona që jetojnë jashtë vendit. Pritet të bëni dhe ndonjë udhëtim këtë javë për të hequr stresin e punëve që keni.

Akrepi
Kjo javë do të jetë e mirë që ju t’i dedikoheni disa blerjeve përpara se të vijë sezoni i verës. Do të diskutoni me persona për idenë tuaja dhe pritet të gjeni aprovim. Këtë pritet të dëgjoni lajme për miq tuaj të vjetër të cilët keni kohë që nuk i takoni. Gjithashtu do të jetë një javë e mbushur me udhëtime si dhe do të zhvilloni hobi të reja.

Shigjetari
Kjo javë do të jetë e mbushur me vendime të rëndësishme që duhet të merrni për jetën tuaj personale, ju të shenjës së shigjetarit. Përveçse duhet të merrni vendime për dashurinë, do të keni diskutime të shumta edhe në sferën financiare. Dikush do t’iu bëjë një ofertë pune që nuk do t’i rezistoni. Kujdes nga vendimet e marra pa menduar. Planifikoni edhe një udhëtim me miqtë këtë fundjavë.

Bricjapi
Kjo javë paraqitet e mbushur si anën profesionale ashtu edhe në shtëpi për të lindurit në shenjën e bricjapit. Këtë javë do të fokusoheni më shumë tek njerëzit tuaj të dashur si dhe në kohën që dëshironi të shpenzoni me ta. Pritet të keni takime të rëndësishme pune nga ku mund të vij për ju një ofertë shumë e mirë. Gjithashtu mund të keni edhe ngritje në detyrë në sektorët ku punoni aktualisht.

Ujori
Mos u dëshpëroni këtë javë për shkak të disa lajmeve që do të merrni. Gjatë javës gjërat pritet të stabilizohen. Bëni kujdes me financat, pasi keni patur shumë shpenzime këto kohë. Do të ndihmoni edhe familjarët tuaj në lidhje me financat. Gjatë mesit të javës një ndodhi lidhur me një familjar tuajin do t’iu gëzojë shumë.

Peshqit
Këtë javë planifikoni të bëni një punë mjaft të rëndësishme ju të shenjës së peshqve. Megjithatë bëni kujdes sepse gjatë javës mund të përballeni me persona që do të sjellin situata shqetësuese për përditshmërinë tuaj. Një ofertë pune mund t’iu tundojë, por nuk është momenti për të bërë lëvizje.

Artikulli paraprakSa herë duhet të keni marrëdhënie intime me partnerin për të mbetur shtatzënë?
Artikulli i rradhës Ja çfarë ndodh me ju nëse nuk pini alkool për 28 ditë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.