Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja masa qesharake e shqiptuar nga gjykata për sulmuesin e mjekut në Tiranë

Lajme 11/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Muajin e kaluar është sulmuar një mjek i Urgjencës së Infektivit nga familjarët e një pacienti.

Mjeku është goditur nga familjari i pacientit që ishte i shtruar në këtë spital, ndërsa më pas autori është larguar me shpejtësi. Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet, ndërsa institucionet si : Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë reaguar nëpërmjet deklaratave për shtyp, ku është kërkuar që kanosja për shkak të detyrës ndaj mjekëve, të klasifikohet si vepër penale.

Personeli shëndetësor reagoi përmes një proteste si dhe kërkuan gjithashtu që të rishikohet kuadri ligjor, dhe dhuna e agresioni ndaj personelit mjekësor në kushtet e punës të konsiderohet si formë shumë e rëndë e cenimit të personit dhe të marrë dënimin maksimal.

Pa kaluar shumë ditë nga kjo ngjarje, të tjera raste dhune janë shënuar, përkatësisht në Durrës, ku një mjek u godit me tullë, një tjetër mjek u dhunua barbarisht në Lezhë deri në thyerje nofulle, si dhe dhuna e ushtruar ndaj një specializante në urgjencën e kirurgjisë.

Të gjitha këto situata dëshmojnë qartë presionin në të cilin punojnë personeli mjekësor.

Për t’ju rikthyer deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale referuar sulmit të mjekut në QSUT, u kërkua ndëshkimi më maksimal që lejon ligji.

U inkurajuan organet e drejtësisë të hetojnë me prioritet maksimal ngjarjen e ndodhur brenda mjediseve të një spitali dhe të procedojnë duke dhënë një ndëshkim shembullor për agresorët, që duke vënë dorë mbi një mjek, shkelin jo vetëm ligjin, por edhe çdo normë morali dhe etike, si dhe çdo kod sjelljeje. Akte të tilla nuk mund të tolerohen, është shprehur Ministrja, ndaj kam propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale.

Por, në fakt, çfarë ka ndodhur me agresorët? A kanë marrë ata një ndëshkim shembullor?

Gazeta Shëndeti ka mësuar se, agresori i mjekut G.S, I kapur para një jave në tentativë arratisje jashtë vendit, pasi ishte shpallur person në kërkim për “goditje për shkak të detyrës” është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me arrest shtëpie, për rrjedhojë, lirim nga ambientet e paraburgimit.

Duket se agresorët jo vetëm që nuk po marrin dënime shembullore, por me masa të tilla nga gjykatat e vendit, po “inkurajohen” për përsëritjen e rasteve.

Studimi i kryer nga Shoqata Together for Life “Largimi i mjekëve nga Shqipëria” tregon se 32% e mjekëve kanë pranuar se largimi i tyre nga Shqipëria lidhet me pasigurinë e tyre në punë. Mjekët shprehin më shumë pakënaqësi për burokracitë e sistemit dhe mbështetjen e dobët në punë. / marrë nga: Shendeti.com.al

Artikulli paraprakEgzona po kujdeset për trupin pas lindjes së binjakëve, ja çfarë po hanë
Artikulli i rradhës Horoskopi, 12 mars 2019

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.