Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja çfarë do t’i ndodh trupit tuaj nëse hani çdo ditë ullinj

Jetë 12/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këta fruta jo vetëm që janë të shijshëm dhe përdoren shumë nëpër ushqime, por janë edhe shumë të shëndetshëm, raporton Gazeta Express.

Ullinjtë rriten nëpër drunjë të quajtur Olea europeae zakonisht në Afrikë,Azi dhe disa vende tjera tropikale. Ata janë të pasur me hekur, kalcium, fibra, vitaminë K dhe vitaminë E.

Kjo do t’i ndodhë trupit tuaj nëse konsumoni shumë ullinj:

Humbni peshë – kur ju konsumoni ullinj do të merrni një sasi të madhe të fibrave dhe lipideve të nevojshme për organizmin. Gjithashtu ullinjtë përmbajnë një substancë e cila bën djegien e kalorive të tepërta.

Do ta mbroni zemrën – Acidi kryesor yndyror i cili gjendet në ullinj, është acidi oleik. Ky acid yndyror njihet për vlerat e tij dhe aftësinë e tij për të zvogëluar kolesterolin, dhe në përgjithësi për të parandaluar sëmundjet e zemrës.

Do të keni një sistem imunologjik më të fortë – Ullinjtë përmbajnë antioksidantë, përkatësisht polifenolin. Këto substanca bëjnë mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira të cilat dihet që shkaktojnë infeksione virale.

Do të jeni më pak të rrezikuar nga disa lloje të kancereve – Ullinjtë përpos që bëjnë mbrojtjen e organizmit nga infeksionet dhe sëmundjet tjera është vërejtur që ato gjithashtu mbrojnë membranat e qelizave nga disa lloje të tumoreve. Edhe pse janë bërë shumë teste në kafshë, por jo tek njerëzit , gjithsesi është vërejtur që në zonat tropikale ku ullinjtë përdoren shumë, njerëzit janë më pak të prekur nga disa lloje të kancerit.

Do të keni një memorie më të mirë – Polifenolet, njihen për ndikimet e tyre edhe në qeliza të trurit, me ç ‘rast ato e ‘vrasin’ stresin , dhe njëkohësisht ndikojnë në përmirësimin e memories. Në një hulumtim në Departamentin e Neurokirurgjisë është vërtetuar që polifenolet e gjetura në ullinj ndihmojnë shumë në përmirësimin e proceseve neurale, neurodegjenerative dhe çrregullimet tjera psikike.

Do të keni një lëkurë më të mirë – Ullinjtë përmabjnë acid oleik dhe vitaminë E, të dy këta përbërës të nevojshëm për një lëkurë të shëndetshme. Vitamina E ka funksion antioksidativ e cila e mbron lëkurën nga radikalet e lira që shkaktojnë dëmtime në lëkurë.

Në përgjithësi nëse ju keni dëshirë të humbni peshë dhe njëkohësisht të qëndroni të shëndetshëm atëherë ullinjtë janë zgjidhja e duhur.

Artikulli paraprakPak ditë pas lindjes së Zërit, shikoni si duket sot Elita
Artikulli i rradhës Si ta ndihmojmë një të afërm që vuan nga depresioni

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.