Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kardiokirurgët italianë kryejnë katër operacione të hapura në zemër në QKUK

Lajme 14/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ekip i mjekëve nga Italia, të udhëhequr nga dr. Carlo Barzaghi dhe dr, Maurizio Levantino, nga Spitali i Toskanas në Itali, po operojnë pacientët në QKUK.

Mjekët italian deri më tani kanë operuar 4 pacientë me probleme kardiokirurgjike dhe gjatë gjithë kohës po asistohen edhe nga mjekët kardiokirurgë nga Kosova.

Gjatë vizitës  që bëri në Shërbimin e Kardiokirurgjisë, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, dr. Basri Sejdiu, tha se  ky bashkëpunim me mjekët italianë po bëhet në kuadër të ngritjes profesionale të stafit dhe  është një ndihmesë e madhe për institucionin,  kur kardiokirurgë ndërkombëtarë operojnë në Qendrën Klinike Universitare, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, transmeton Gazeta Shneta.

Drejtori Sejdiu lavdëroi edhe kardiokirurgët  e QKUK-së, të cilët, sipas tij, janë duke e kryer punën mjaft mirë, përderisa ky bashkëpunim me mjekët e huaj   bën që të kryhen edhe operacionet më të komplikuara.

Dr. Maurizio Levantino,  nga ekipi i mjekëve italianë, tha se në Kosovë kanë ardhur me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe regjionit të Toskanës. Dr. Levantino,  tregoi se deri tani kanë kryer 4 operacione të hapura në zemër, në bashkëpunim edhe me ekipin e mjekëve kardiokirurgë nga Kosova.  Sipas tij, Kosova ka mjekë të mirë që kanë dëshmuar profesionalizmin edhe gjatë punës në operacione.

Me datën 17 të këtij muaji pritet që një ekip tjetër i mjekëve nga Italia të vijë në Kosovë për të operuar fëmijët që kanë probleme me zemër, përfundon njoftimi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMashtrimi i ministrit Ismaili me fotografitë e barnatoreve në QKUK
Artikulli i rradhës Në AKPM hiqen terminet për aplikim për Autorizim Marketing

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.