Loredana Zefi dhe Mozzik janë kthyer në çiftin më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale, ku ndajnë shpesh me fansat foto e video të ndryshme të vogëlushes së tyre, Hanës.
Që prej lindjes së vajzës, Loredana i është përkushtuar tërësisht të bijës, e cila ka tashmë llogarinë e saj në Instagram dhe është kthyer në një prej bebushëve më të famshëm të momentit.
Së fundmi, teksa ka gjetur pak kohë të lirë për veten, Loredana ka publikuar në Instastory disa video ku shfaqet tërësisht pa makeup, megjithëse jemi mësuar t’a shohim të lyer pjesën më të madhe të kohës.
Siç e shohim në foton e mëposhtme, megjithëse pa pikë grimi në fytyrë, Loredana duket sërish një yll.
Ndryshe, Loredana vetëm kohë më parë solli në jetë Hanën në Zvicër. E, gjëja e parë që ajo bëri pas kësaj, ishte t’i hapte një llogari Instagram’i vajzës së vogël.