Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona, pasi të njëjtit kanë tentuar të hyjnë me dhunë brenda QKUK-së.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në QKUK, ku të dyshuarit duke tentuar të hyjnë me dhunë brenda në objektin e QKUK-së, kanë sulmuar punëtorin e sigurimit.
Gjatë intervenimit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar trajtimin mjekësor, e po ashtu edhe dy prej të dyshuarve kanë marrë trajtim mjekësor.
Policia bën të ditur se katër të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /express