Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Oda e Mjekëve i kërkon falje Gazetës Shneta për përjashtimin nga seanca

Lajme 20/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka kërkuar falje në emër të këtij institucion për përjashtimin e përfaqësuesit të Gazetës Shneta, gazetarit Bujar Vitija, nga seanca në rastin e gjinekologut Ahmet Payasli.

“Me shqetësimin më të madh kemi kuptuar lidhur me përjashtimin e pjesëmarrjes tuaj nga seanca e shqyrtimit kryesor që është zhvilluar nga ana e Këshillit Etik të OMK-së. Para se gjithash, si Kryetar i OMK-së dua të besoj dhe të kuptoj një veprim të tillë nga ana e Kryetarit të Këshillit Etik si rrethanë presioni nga përgjegjësia dhe rëndësia e procedurave që po zhvillohen pranë organeve të OMK-së dhe mungesën e praktikës të cilën Këshilli Etik është duke e zhvilluar për herë të parë”, thuhet në letrën e Sejdiut.

Kryetari i Këshillit Etik të OMK-së, Dr. Fejsal Mehmeti, mori vendim gjatë ditës së djeshme për t’ia ndaluar Gazetës Shneta përcjelljen e seancës, pasi gjinekologu Ahmet Payasli kishte bërë një ankesë. Lidhur me këtë ankesë redaksia e Gazetës nuk ishte njoftuar asnjëherë dhe as ishte kërkuar ndonjë sqarim. Poashtu vendimi u mor një ditë para mbajtjes së seancës madje pas orës 16:00, duke mos lënë hapësirë as për ankesë.

Por Sejdiu këtë vendim e ka konsideruar si mungesë të koordinimit ndërmjet organeve të brendshme të OMK-së.

“Çështjen dhe shqetësimin e tillë për të cilën unë si Kryetar i OMK-së e ndaj me Ju, është pasojë e keqkoordinimit të brendshëm të organeve të caktuara të Odës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Sejdiut.

Redaksia e Gazetës Shneta e vlerëson reagimin e Kryetarit të OMK-së, Dr. Pleurat Sejdiut, lidhur me këtë vendim arbitrar të Kryetarit të Këshillit Etik. Gazeta Shneta shpreson në bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe transparencë nga organet e OMK-së kur bëhet fjalë për shkeljet e mundshme të mjekëve në Kosovë, qoftë të huaj apo vendor.

Letrën e plotë e gjeni më poshtë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPolicia arreston 4 persona, sulmuan sigurimin e QKUK-së
Artikulli i rradhës Kjo maskë do tonifikojë 100 për qind gjoksin tuaj pas shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.