Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili bën hapjen e programit të vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë në Drenas

Lajme 21/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drenasi bëhet komuna e 16-të në Kosovë ku fillon programi i vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë prej 0 deri në 3 vjeç

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë hapur sot nisjen e programit për vizita shtëpiake për nëna dhe fëmijë edhe në këtë komunë.

Drenasi bëhet komuna e 16-të në Kosovë ku fillon programi i vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë prej 0 deri në 3 vjeç. Ismaili, pasi uroi profesionistët shëndetësorë për nisjen e këtij programi, foli edhe për rëndësinë e tij, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton Gazeta Shneta.

“Ndihma që u ofrohet nënës dhe fëmijës përmes këtij programi është e pakrahasueshme dhe me vlerë shumë të madhe. Reforma jonë shëndetësore ka pikërisht për qëllim që të ndikojë direkt në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve, dhe ky është një ndër programet që garanton këtë”, ka thënë ministri Ismaili.

Ministri Ismaili tha se ky program do të ketë mbështetjen e duhur që të shtrihet në të gjithë Kosovën.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, përgëzoi ministrin Ismaili dhe UNICEF-in për zhvillimin e këtij programi që ndikon direkt në jetën e qytetarëve.

“Kjo është një politikë dhe një strategji, për të cilën e përgëzoj ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili, i cili është duke bërë mirë punën e vet. Është e rëndësishme që kemi filluar reformat në sektorin e shëndetësisë. Nuk ka qenë e lehtë të bëhen ndryshimet e deritashme, qoftë në përmirësimin e kushteve të punës, qoftë në përmirësimin e kushteve materiale të stafit shëndetësor”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Drejtori i UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, tha se vizioni i UNICEF-it është që çdo fëmijë të ketë jetë të shëndetshme dhe pastaj edhe arsim më të mirë.

“Partneriteti që kemi në Kosovë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, është model edhe për vende tjera. Ky program ka për qellim që secila grua shtatzënë dhe secila që ka lindur fëmijë, t’i kenë gjatë dy viteve shtatë vizita të mjekëve në shtëpitë e tyre. Gjatë vitit 2018 në mbarë komunat ku e realizojmë këtë projekt, janë kryer mbi 15 mijë vizita në shtëpi. Dua ta falënderoj kryetarin e Kuvendit i cili na ka mbështetur vazhdimisht në realizimin e programeve tona në Kosovë”, tha shefi i UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Ramiz Lladrovci, i cili falënderoi ministrin e Shëndetësisë për mbështetjen e Komunës së Drenasit.

Nga shtatë sa ishin në vitin 2016, programi i vizitave në shtëpi është zgjeruar në 16 komuna, me idenë që të shtrihet në të gjithë Kosovën.

Gjatë vitit 2018 janë realizuar mbi 15 mijë vizita në shtëpi, me synimin që numri i tyre të rritet akoma këtë vit, përfundon njoftimi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNeurokirurgu Morina akuza të rënda ndaj Kastratit dhe Petrelës: Ai paranë e ka zot
Artikulli i rradhës Në Ditën e Sindromit Down, shoqata ‘Down Syndrome Kosova’ bëhet me objekt të ri

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.