Një bebe e porsalindur në Brazil është ngjitur pas fytyrës së të ëmës, menjëherë sapo ka ardhur në jetë pas lindjes me operacion.
Brenda Coelho de Souza, 24 vjeç, e lindi të bijën, Agata Ribero Coelho, në spitalin Santa Monica, në Brazil.
E vogla ka qenë e paduruar për ta takuar të ëmën. Sapo ka ardhur në jetë, ka përqafuar fytyrën e saj aq fort sa mjekët nuk po e ndanin dot.
Takimi i tyre i parë ka qenë i mrekullueshëm! Dashuria nuk mund të jetë më e bukur se kaq!